• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveri teknike, ose vdekje? Gërdeci, prova e parë!

by Ylli Pata
02/02/2026 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Një deputet i PD-së, Klevis Balliu foli fort një natë më parë se kjo qeveri, e cila ka mbi të disa hetime nuk mund të vijojë. Duhet, tha një qeveri teknike që të drejtojë vendin deri në një kohë kur gjërat duhet të ecin normalisht sipas një konsensusi mes palëve.

Çfarë po ndodh tani? SPAK, përkatësisht Prokuroria Speciale ka vënë nën hetim qeverinë e Edi Ramës. E cila ka çuar si përgjigje; le të përballemi. Ju keni punën tuaj ne tonën, Kushtetuta të të gjithëve. Me një fjalë askush nuk del kundër askusjt por nëse diçka del gjë rrugës, ne nuk se ndërhyjmë.

Në këtë logjikë, ka një kontekst, ka një zë, ka një kërkesë. Nga opozita sigurtisht. E cila i mëshon logjikës: se në një moment kur mazhoranca është nën hetim, pse s’jep dorëheqje dhe i hap hapësirë një qeveri teknike?

Mazhoranca thotë që nuk mund të hapë krahun, sepse akuzat ndaj saj nuk i konsideron thelbësore për të prishur atë që ka ndodhur në zgjedhjet e 11 majit. Që d të thotë se ka marrë mazhorancë, e hetimet ndaj saj do t’i përballë përtej aspektit politik. Por opozita kërkon reperkursione politike, një dorëhqje ose rrëzim të qeverisë, pasi sipas saj, ka rënë legjitmiteti i saj politik.

Po në realitet, kur bie legjitimiteti politik i një shumice? Kur nuk i ka numrat parlamentare, kur bulohet se ko sumicë ka ardhur nëpërmjet një manipulimi, apo kur në një skandal të madh, mazhoranca pengon drejtësinë?

A jemi në atë fazë sot? Jo fare1 Pasi drejtësia, përkatësisht SPAK nuk ka asnjë problem për të hetuar apo çuar në gjyç çfarë zyrtari të lartë. i vetmi problem i SPAK është arrestimi i zyrtarëve e imunitat, pra deputtëve e ministrave, për të cilët duhet të marrë leje në Parlament. Para disa vitesh, kjo nuk ishte e mundur. Thjesht për të hetuar, pra për të bërë “TA” duhej një leje nga Kuvendi. Në rastin Basha për rrugën e Kombit apo Mediu për Gërdecin kjo nuk ndodhi.

Gërdeci? Çfaë ndodhi në Gërdec, kush është Gërdeci, ku shtrihet ai? Gërdeci është një fshat pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, ku në vitin 2008 ishte ngritur një punishte demontimi mnicionesh. Me objektivin që metalet ë përfitohen nga demontimi i predhave të rtilerisë të shojnë më shpejt në aeroport për tu transportuar jashtë.

Në atë kohë, kjo punishte po ndryshonte ambalazhet e një partie fishekësh armësh këmbësorie të prodhimit kinez, për ti futur në kutia mme mbishkrimin Made In Albania. Këta fishekë duhet të shkonin në Afganistan, si pjesë e një kontrate të financuar nga Pentagoni.

Më 15 mars 2008, kjo punishte shpërtheu dhe mori jetën e 28 vetave; 26 direjt dhe dy më pas. Ndër të vrarët, dy janë më të bujshmit: i pari ishte Edison Durda. Një fëmijë 8 vjeçar, i cili po lunate me biçikletë në rrugët e Gërdecit. Edisoni, së bashku me kushërirën e tij shkoi t’i çonte drekën djalit të xhaxhait, por kërpurdha bërthamore e Gërdecit i mori jetën.

Tjetri më i famshmi, ishte Muhamet Hoxha, baxhanaku i Sali Berishës, përkatësisht burri i motrës së Lirie Berishës. i cili ishte kujdestari apo drejtuesi i punimeve. i ndjeri vdiq, sit ë gjithë që ndodheshin në kantier, por që baxhanaku i tij nuk e shpalli emrin e tij, për të mos treguar lidhjen familjare me Gërdecin.

Lidhje, që përveç gazetës TemA në Tiranë, e nxori The New York Times në SHBA. “Interesant” të gjitha mediat e tjera dhe panelet televizive bënë sikur ska ndodhur asgjë. The New York Times, me një artikull me 5 gazetarë hapën gazetën, ku theksonin se afera e Gërdecit kishte një shef, djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin. Një bujë apo jo? E thotë Neë York Times! Opozita me zërin e Taulant Ballës e ngriti zërin, Berisha e kërcënoi dhe Jozefina e largo inga seanca. Berisha e quajti NYT letër higjenike, por askush nuk kërkoi qeveri teknike, edhe pse zhurme u bë.

Ndërkohë, askush nga SPAK nuk i ka pyetur ata persona, për të cilët New York Times fliste për aferën korruptive. Meqë ra fjala, atëherë kishte një dëshmitar, një të “penduar” Kosta Trebicka, i cili foli edhe me autoritet amerikane. Ishte një farë Mggonigali modern. Por rastësisht shkoi në gjueti dhe vdiq i vraë. Atëherë u bë një protestë por shuumë e qetë, askush nuk kërkoi qeveri teknike.

Next Post
“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In