• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testi i Kavajës pas 2 javësh

by A R
25/04/2017 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dy javësh kavajasit do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë. Klodian Shehi, kryetari në detyrë që prej dhjetorit i ndan tashmë ditët e tij mes zyrës dhe fushatës që ka nisur zyrtarisht.

Takimet me shtabin e PS, por edhe me banorët janë të përditshme dhe planin e punës për drejtimin e bashkisë duket se e ka gati.

Zyra e ish-kryetarit Rroshi është zyra e tij e punës prej një viti. Mëngjesi është i zakonshëm, një takim me drejtuesit e bashkisë dhe pas tij, takimi me shtabin e PS, për të vënë përpara axhendën e ditës, takime me banorët përgjatë orëve të pasdites.

Në qytet, ethet e fushatës nuk ndihen, sepse Klodian Shehi ka zgjedhur të mos e veshë qytetin me postera e banera, ndonëse zyrat elektorale të PS kanë vënë përpara punën edhe për 18 qershorin. Fitoren thotë se e ka të sigurt, megjithëse përballë nuk ka një rival politik.

“Në qoftë se doni mendimin tim personal, do doja të kisha përballë një kandidat të PD, por megjithatë nuk mendoj se Kavaja do ndryshonte kushdo të ishte përballë. Mendoj se Kavaja e ka zgjedhur programin e rilindjes dhe ne atë program do e çojmë më tej. Mendoj se kavajasit besojnë tek unë dhe atë ç’ka unë mund të bëj për qytetin tim”, shprehet Klodian Shehi, kandidat i PS për bashkinë e Kavajës.

Po si i përgjigjet ai zërave se në fakt ai po kandidon nën hijen e Elvis Rroshit?

“Elvis Rroshi, krahas faktit që jemi bashkëmoshatarë, është qytetar i Kavajës, është një mbështetës i PS dhe i programit që Bashkia e qytetit ka për Kavajën dhe normale që na mbështet ne, veten dhe qytetin dhe ato projekte që Kavajës i nevojiten. Sigurisht për shkak të marrëdhënieve të mira që ne kemi pasur bashkë them se Elvis Roshi është për një Kavajë të ndryshuar, një Kavajë që pas 2 vitesh do ta shohim ndryshe pas dy vitesh”, thotë Klodian Shehi.

Në këtë garë rival të vetëm ka Astrit Hakën, dikur anëtar të PS, ish-financier në bashkinë e këtij qyteti, pra ish-vartës i Roshit dhe i Klodian Shehit.

“Normal që gara është e vështirë. Po unë nga profesioni që kam si ekonomist dhe eksperienca që kam në shtet dhe në privat synoj që t’ia arrij qëllimit. Ne takimet i kemi fokusuar më shumë takime derë më derë me votuesit dhe duke kërkuar votën haptas se do të bëjmë diçka më të mirë për Kavajën”, thotë Astrit Haka, kandidat i pavarur për bashkinë e Kavajës.

Haka thotë se megjithëse nuk ka staf nga pas dhe gjithçka e organizon vetë, shpreson tek fitorja.

“Nuk ndihem inferior para tij sepse siç ka ai eksperiencën dhe promovimin që i është bërë gjatë një viti në drejtimin e bashkisë, ashtu kam edhe unë eksperiencën time prej 20 vitesh në zanatin e ekonomistit dhe do t’ia arrij qëllimit. Ne projeksionin e kemi dhe besojmë dhe shpresojmë që më 7 maj do të jemi fitues 1 votë më tepër sesa Klodiani. I bëjmë thirrje elektoratit gri dhe demokratëve që nqs sdo votojnë Klodian Shehin, të më votojnë mua”, thotë Haka raporton TCH.

Shumë pranë bashkisë ndodhet dega e PD-së së Kavajës. I kontaktuar nga Top Channel, kryetari i saj, Isa Sakja pranon se më 7 maj në Kavajë do të mbahet një protestë paqësore ndërsa 10 deputetë demokratë, drejtuar nga Edi Paloka janë organizuar të drejtojnë fushatën derë më derë në çdo familje, për tu kërkuar mospjesëmarrje në zgjedhje.

Por dukshëm kjo do të jetë një fushatë dhe garë pa rival. Ndoshta ky do të jetë testi i parë I skenarit të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje apo edhe mënyrës sesi do të mund të bllokohet një proces në një rast të tillë.

Next Post
Bale nuk duket në stërvitje të Realit

Reali i Madridit përjashton 357 tifozë të abonuar, bënin tifo për...Barcelonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com