Testi i drogës, Braho: Ka shumë që e kanë përdorur nga ju edhe nga ne
Mazhoranca dhe opozita janë përplasur sërish në Komisionin për Dekriminalizimin. Një nga kërkesave të opozitës që të gjithë zyrtarët të bëjnë testin e drogës, ka marrë përgjigje nga Spartak Braho. Deputeti socialist Spartak Braho ka pranuar sot faktin se ka shumë deputetë nga radhët e mazhorancës e opozitës që kanë përdorur drogë. Braho i është përgjigjur deklaratave të kreut të PDsë Lulzim Basha, i cili i ka kërkuar kryeministrit Rama të bëjë testin e drogës. Sipas deputetit Spartak Braho, duhet të forcohet ligji për dekriminalizimin, sepse “testi drogës nuk është gjë, pasi ka shumë që e kanë përdorur”. “Felaj të na e sillte këtu projektligjin për dekriminalizimin. Ky ligj duhet forcuar. Nuk është gjë testi drogës, pasi ka shumë që e kanë përdorur. Ka shumë që kanë përdorur drogë nga ju edhe nga ne”, tha deputeti Braho.
Redaksia Java News/ f.g