• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Durmishi: Kam gjak shqiptari, s’jam tradhtar

by
16/09/2015 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Durmishi: Kam gjak shqiptari, s’jam tradhtar

Ndoshta pak e njihnin. Luante me një nga skuadrat kryesore daneze, Brondby, kishte spikatur me kombëtares U-21 të këtij vendi në Europianin e vitit të shkuar, por nuk kishte rënë në “radarët” e De Biazit apo të zyrave të talenteve të FSHF-së nëpër Europë. U bë “kryefjalë” vetëm kur e ftoi trajneri Morten Olsen për dy ndeshjet kualifikuese të shtatorit.

Fjala ishte për Riza Durmishin, 20-vjeçarin me prindër shqiptarë, të cilët janë zhvendosur prej kohësh nga Tetova e Maqedonisë dhe janë vendosur në Danimarkë.

Atje ka lindur dhe është rritur, edhe si futbollist, mbrojtësi anësor i kombëtares daneze, që debutoi ndaj Shqipërisë, më 4 shtator, në Kopenhagë, por luajti edhe ndaj Armenisë, 3 ditë më vonë.

Shumë e quajtën tradhtar, gjë e cila e ka vrarë shpirtërisht Durmishin, i cili për një stacion televiziv të shqiptarëve në Skandinavi, “AlbanskTV RTVZIK”, shpjegohet qartësisht në gjuhën shqipe.

Madje, ai thotë se e dinte shumë mirë himnin kombëtar të Shqipërisë dhe e ka kënduar brenda vetes, para ndeshjes kualifikuese të 4 shtatorit, në “Telia Parken”.

Nuk e mohon kurrë se nga i ka rrënjët, duke pohuar se “ka gjak shqiptari” dhe këtë gjë s’e ka fshehur asnjëherë. Tërë Danimarka për të tillë e njeh. “Unë flas shqip, krejt shokët i kam shqiptarë, ndaj s’ka pse më quan askush tradhtar,” – nënvizon mes të tjerash Riza Durmishi, intervistën e plotë të të cilit mund ta ndiqni në videot shoqëruese të këtij shkrimi.

https://www.youtube.com/watch?t=30&v=fYYyoT6uMBA

Next Post

Psikopatia mund të dallohet që në moshë të vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com