• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testi fizik për shkollën e policisë, datat sipas qarqeve

by Java News
30/03/2016 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Testimi fizik i aplikantëve që konkurrojnë për Shkollën Bazë të Policisë, i cili filloi dje, do të vijojë deri më datë 7 prill 2016, shkruan Gazeta Shqiptare. Çdo ditë do t’i nënshtrohen testimit 2 grupe aplikantësh të cilët kanë kaluar me sukses fazën e parë të testimit me shkrim. Testimi fizik po zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”, ku aplikantët duhet të paraqiten me uniformë sportive, kartë identiteti dhe fletën e pranimit në ditën dhe orën e përcaktuar. Ky lloj testimi është duke u kryer në dy grupe. Grupi i parë fillon në orën 07:00, ndërsa grupi i dytë në orën 13:00. Kështu, Policia e Shtetit dje bëri publike edhe datat se kur do të testohen aplikantët e tjerë.

Sot, më 31 mars dhe 1 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Tiranë, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Më datë 1 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Kukës, Durrës dhe Elbasan, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Më datë 2 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Elbasan (pjesa e dytë) dhe Berat, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Më datë 3 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Berat (pjesa e dytë) dhe Fier, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Më 4 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Fier (pjesa e dytë), Lezhë dhe Shkodër, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Më datë 5 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Shkodër (pjesa e dytë), Korçë dhe Gjirokastër, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00.

Më 6 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Gjirokastër (pjesa e dytë) dhe Vlorë, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 15:00. Më 7 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Vlorë (pjesa e dytë), Dibër dhe Durrës, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Ndërkohë, emrat e secilit prej aplikantëve janë të afishuara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, ku është përcaktuar edhe grupi në të cilin aplikanti do të testohet.

PIKËT

Më herët, policia raportoi se kandidatët do të quhen kalues në këtë fazë nëse marrin të paktën 60% të pikëve të testimit. “Aplikantët që kalojnë testin me shkrim, duhet të kalojnë testin e aftësive fizike, që teston aftësitë psikomotore, si: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulore, koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të Policisë”, tha zyrtarisht policia. Testi i aftësive fizike do të vlerësohet sipas standardit të përcaktuar në kohën e zhvillimit të testit. Ky provim përbëhet nga pesë komponentë, të cilët janë: kërcim vertikal, ushtrime për barkun 1 minutë, maksimumi i mundshëm pompash, vrap 300 metra, ecje/ kros 2.4 km.

Ndërkohë, mësohet se normat për kalimin e këtij testi janë të ndara veç për femrat dhe për meshkujt, dhe sipas grupmoshave. Aplikanti duhet të marrë minimumin e mundshëm të pikëve për të vazhduar fazat e tjera të konkurrimit. Në testimin me shkrim, nga 5.012 aplikantë, u shpallën fitues vetëm 1.905 persona. Ndërsa, në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë. Nga personat fitues, 90 kandidatë do të jenë për gjininë më pak të përfaqësuar dhe 6 persona për minoritetet.

Next Post

Ambasadorët e rinj, Dokle kundër Bushatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In