• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Testet e sigurisë “ngelin” sërish koncesionarin e Rinasit, vazhdojnë ende negociatat për uljen e tarifave

by Java News
05/01/2020 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria dhe Autoriteti i Aviacionit Civil i kanë bërë disa teste koncesionarit të aeroportit të Rinasit, por sistemi i sigurisë në një nga zonat që është pjesë e sigurisë kombëtare nuk është implementuar 100%.

Një raport monitorimi i kontratave koncesionare, i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë më 24 dhjetor 2019-ë, hedh dritë mbi mënyrën e zbatimit të kontratës që ka me shtetin shqiptar kompania kineze e regjistruar në Singapor Real Fortress Limited.

Nëse në të gjithë indikatorët e tjerë, kontrata është zbatuar 100%, implementimi i sistemit të sigurisë rezulton të jetë përmbushur vetëm 60%.

“Për riskun e operimit dhe performancës, ka rezultuar mosimplementim i plotë i sistemit të menaxhimit të sigurisë nga TIA i operimit të aeroportit. Zbatimi i standardeve të sigurisë së aviacionit është konsideruar me risk të mesëm. Aviacioni Civil ka kërkuar nga koncesionari, marrjen e veprimeve korrigjuese dhe është në monitorim të vazhdueshëm të adresimit të gjetjeve lidhur me sigurinë në aviacion”.

Autoritetet janë duke vazhduar negociatat me kompaninë, edhe sa i përket disbalancës ekonomike. Kompania BDO e kontraktuar si eksperte e pavarur për të parë realizimin e të ardhurave të koncesionarit konstatoi një vit më parë se kompania ka realizuar 120 milion euro më shumë, se skenari bazë i parashikuar në kontratë, duke sugjeruar rikthimin në balancë mes uljes së tarifave ose realizimit të investimeve në aeroport.

Një vit nga nisja e këtyre negociatave, raporti konstaton se ende nuk ëshët finalizuar gjë, ndërsa diskutimet janë duke u përqëndruar në mundësinë e rritjes së cilësisë së shërbimit për ata që udhëtojnë. /klan/

Next Post
Rekord i ri në hapësirë, astronautja amerikane e NASA-s qëndroi 289 ditë pa ndërprerje

Rekord i ri në hapësirë, astronautja amerikane e NASA-s qëndroi 289 ditë pa ndërprerje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In