• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Terrorizëm/Imamët kosovarë mohojnë akuzat për ISIS

by Java News
04/04/2018 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në gjykimin e Fuad Ramiqit dhe katër imamëve Bedri Robajt, Idriz Bilibanit, Enes Gogës dhe Mazllam Mazllamit, të cilët po akuzohen për vepra që lidhen me terrorizëm dhe thirrje për rezistencë, e dhanë mbrojtjen të akuzuari Idriz Bilibani dhe Enes Goga, kurse Bedri Robaj vendosi që të mbrohej në heshtje. Bilibani dhe Goga deklaruan se emrat e tyre janë publikuar në një gazetë zyrtare të ISIS –it, në bazë të së cilës kërkohej që të vriteshin disa imamë të Ballkanit e në mesin e të cilëve figurojnë edhe emrat e tyre.

Sipas dy të pandehurve, në këtë gazetë kërkohej që të vriteshin imamët jobesimtarë apo imamët që nuk i përkisnin ideologjisë së ISIS-it.

Robaj kur u deklarua tha se dëshiron që ta shfrytëzojë të drejtën e tij që të mbrohet në heshtje por që në tërësi mbetet prapa deklaratave të dhëna më herët në Polici dhe Prokurori.

I akuzuari Idriz Bilibani gjatë kohës sa e dha mbrojtjen kur u pyet nga mbrojtësi i tij Avdullah Robaj si dhe nga prokurori special Haki Gecaj për deklaratën e dhënë në Polici tha se e ka dhënë pa përkthyes zyrtar por vetëm me ndihmën e avokatit të tij, shkruan Kallxo.com.

Bilibani gjithashtu deklaroi se përkundër faktit se ligjëratat në lidhje me fenë islame i ka mbajtur si në Kosovë ashtu edhe në vende të ndryshme të Europës, ai asnjëherë nuk ka ligjëruar në gjuhën shqipe por vetëm në gjuhën boshnjake pasi që ajo është gjuha të cilën ai e kupton.

Pasi që avokati Abdullah Robaj kërkoi të dinte nga i mbrojturi i tij nëse ai me anë të një ligjërate të tij, e cila është objekt i akuzës, ka përcjellë mesazhe të cilat mund ta kenë shtyrë dikë që t’i bashkohen organizatës “Al Nusra” siç thuhet në aktakuzë, imami e mohoi këtë gjë duke u shprehur se ai asnjëherë nuk ka përmendur organizatën “Al Nusra” në ligjëratat e tij.

“Nuk është e vërtetë asnjëherë që në kuadër të ligjërimeve që i kam bërë të kem përcjellë mesazhe që ata t’i nxisë të shkojnë dhe të inkuadrohen në organizatën terroriste “Al Nustra”. Në ligjëratën time as që i kam përmendur këto organizata terroriste”, u shpreh Bilibani.

Kur u pyet nga mbrojtësi i tij nëse ai i njihte personat të cilët merrnin pjesë në ligjëratat e tij dhe nëse e njihte Qëndrim Kovaqin, imami u shpreh se edhe pse ligjëratat e tij kanë qenë të tipit të hapur ka pasur mundësi të marrë pjesë kushdo që ka dëshiruar. Ai tha se shumicën prej tyre i ka njohur, ndërsa për Qëndrimin tha se e ka njohur nga xhamia.

“Qëndrimin e kam njohur por jo përmes ligjëratave por e kam njohur në xhami sepse unë ligjëratat i kam mbajtur në gjuhën boshnjake e ashtu siç e ka përmendur edhe babai i tij, Qëndrimi nuk e ka njohur dhe nuk e ka kuptuar gjuhën boshnjake. Por vlen të theksohet se Qëndrimi ka ardhur në organizatë që ta mësojë Kuranin por jo tek unë. Unë nuk i kam mësuar për Kuranin”, deklaroi Bilibani.

Ndërsa për Hamdi Krushën tha se atë e ka njohur ngase që të dy kanë shkuar në të njëjtën xhami. Për vdekjen e tij tha se më pas kishte kuptuar nga mediat.

Duke shtuar se nga ligjëratat e tij nuk ka pasur asnjë mundësi që të ndikojë apo ta nxisë Hamdiun apo ndokënd tjetër që të shkojë në Siri.

Imami po ashtu u pyet edhe në lidhje me Zeqirja Qazimin dhe ligjëratën në të cilën kishte ligjëruar së bashku me të, për çka imami Bilibani tha se Qazimin e njeh nga studimet në Kajro dhe se kjo kishte qenë arsyeja se pse e kishte ftuar në atë ligjëratë. Në lidhje me personat që kishin qenë të pranishëm në ligjëratë, imami deklaroi se nuk i ka njohur asnjërin prej tyre.

“Gjatë ligjërimit tim në Gjilan ka përkthyer Zeqirja Qazimi atë çka unë kam ligjëruar por unë nuk e kam vërejtur që ai ka dalë me fjalë të tija jashtë ligjërimit tim dhe temave të cilat i kam ligjëruar unë”, tha imami Bilibani.

Kurse imami Goga në lidhje me një pjesë të ligjëratës së tij, e cila është edhe objekt i aktakuzës: “A u çlirua Roma, Jo nuk u çlirua Roma, Jo kjo Roma e vogël qyteti i vogël në Itali, por Roma në fjalorin e Pejgamberit është krejt perëndimi, ka me u zhduk pre çkahit, prej kufrit, prej kryqit ka me hy kush bajraku, lajlahi lajllah muhamet… , ku je ti dhe unë a jemi tu punu me evladë tonë”.

Për thënien në fjalë Imami tha se kjo është thënie profetike/hadith e cila gjendet në dhjetëra koleksione të thënieve të tubuara nga profeti, me ç’rast trupit gjykues i dorëzoi disa kopje të disa botimeve të librave të shenjtë ku përmendet kjo thënie.

“Çdo besimtar i besimit islam ka obligim të besojë në librat e shpallur qiellorë, në të dërguarit e Zotit dhe në thëniet e tyre. Rrjedhimisht besimtari duhet ta besojë bindshëm çdo thënie profetike”, u shpreh Goga duke shtuar se parimisht nuk mund të jesh një mysliman suni pa besuar në hadithe, sidomos në hadithin në fjalë.

Në lidhje me fjalët që përmenden në këtë ligjëratë si çlirimi i Romës, imami Goga tha se koncepti islam në lidhje me çlirimin nënkupton çlirimin nga idhujtaria dhe besimet e ndryshme në monoteizëm, besimi në një Zot dhe ky proces ndodh vetëm me bindje të lirë, me vullnet dhe asnjëherë me dhunë dhe detyrim. “Çlirimi nënkupton vetëm bindjen dhe vullnetin e lirë, asgjë më shumë”, deklaroi imami.

Madje i akuzuari Enes Goga tha se ndihet i turpëruar dhe i ofenduar ngase edhe si individ edhe si qytetar i Kosovës asnjëherë nuk ka provokuar mosdurim fetar, specifikisht në raport me “vëllezërit shqiptarë të besimit katolik”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Pajisja “GPS” sinjalizoi gabim, shuhet në aksident familja britanike

Pajisja "GPS" sinjalizoi gabim, shuhet në aksident familja britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

October 5, 2026
Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

October 5, 2026
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

October 5, 2026
SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

October 5, 2026
Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

October 5, 2026
Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

October 5, 2026
Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

October 5, 2026
“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

October 5, 2026
Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

October 5, 2026
Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com