• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Territoret/ Deputeti i Kosovës: Nuk ndodh ndërrimi, kurse Gent Cakaj duhet të ketë pak kujdes

by Java News
01/04/2019 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Parlamentit të Kosovës Daut Haradinaj, njëherësh vëllai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj  i ftuar në “A Show”, në Neës24, solli një panoramë të gjere të zhvillimeve politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai komentoi aleancat brenda partive në Kosovë, e deri tek ministri në detyrë i qeverisë së Ramës, Gent Cakaj. Ky i fundit, tha deputeti i Kosovës, duhet t’i vërë fre gojës kur flet për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.

“Cakaj djalë i ri, ambicioz, i përgatitur, nuk është djalë i keq. Gent Cakaj duhet t’i vërë fre gojës, nuk ka mandat ai për të folur për territoret e Kosovës, si ndërrohen, ato mbrohen me gjak. Ministrat shkojnë e vijnë, mua personalisht Cakaj më ka thënë që në vetëdije ai nuk ka thënë që Kosova është e gatshme për korrigjim të kufijve. Kush e njeh historinë, për kufijtë janë derdhur gjak”, ka thënë Haradinaj.

Të duket Ramush Haradinaj kryeministër i fuqishëm?

Mendoj se disa vendime të ndërmarra gjatë këtyre 18 muajve të qeverisjes kanë qenë të rëndësishme. Krijimi i Ushtrisë, Trepca, paraardhësit e tij nuk i kanë bërë. Ka patur sfida e probleme, kam edhe unë kritika që disa gjëra duhet t’i bënte më mirë. Mendoj se Ramushi është i suksesshëm në këto rrethana që jemi në Kosovë.

Vuani nga aleanca me PDK, a qëndrojnë bashkë dy grupime që urrejnë njëra-tjetrën?

Nuk është urrejtje, duke parë përgjegjësitë që ne kemi vazhduar, kemi patur dallim substancial nga PDK. Jemi nis bashkërisht, nuk jemi pajtuar, kemi patur divergjenca, dallime të mëdha. Kohët e fundit, këto 18 muaj, koalicionet politike jo gjithmonë janë parimore. Si subjekt politik jemi pajtuar me qenë bashkë dhe siç duket nuk kemi gabuar.

Partia e Kurtit, nga pikëpamja e pragmantizmit, e sheh të mundur një aleancë dhe çfarë ndjesie ke?

Kishim një aleancë, bashkëpunim opozitar, ndër më të mirët. Unë e kam mik Kurtin e vlerësoj shumë. AAK po merr një rritje, mbështetje, nuk e pamundëson bashkëpunimin, s’kemi armiqësi mes subjekteve politike por dallime që nuk pajtohemi. Në fund të ditës jemi shqiptarë të Kosovës, mund të gjejmë gjuhë bashkëpunimi. Nuk më çudit që nesër të jemi me partinë e Kurtit.

E folura parlamentare, gjuha në Parlamentin e Shqipërisë, a mendoni që ka mbërritur në Kosovë?

Ne mundohemi me u kursy, ne kemi patur gaz, fillikaça, s’kemi patur pistoleta, s’dua të ketë as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Duhet me pas respekt reciprok. Fyerjet ndodhin vetëm në Parlament, më pas i sheh bashkë duke pirë kafe.

Lufta në Kosovë, e ke frikë Gjykatën Speciale?

Jo, nuk e kam frikë, por ka qenë padrejtësi ndaj Kosovës. Kemi patur 29 raste në Kosovë që kanë kaluar këto procese, përfshirë Ramushin dy herë. Është padrejtësi që iu bë Kosovës, jo luftës. E keqja e dytë është se do të gjykohet etnikisht. S’ka patur ndonjëherë gjykatë etnike, drejtësia duhet të vlejë për të gjithë. Kemi humbur shumë njerëz, por kemi luftuar dhe jemi krenarë për atë që kemi arritur për Kosovën.

A e mbështet kryeministrin për taksën me Serbinë?

E mbështes 100%. Politika në Shqipëri nuk e ka kuptuar mirë taksën, kemi vite që negociojmë me Serbinë. Kemi 18 marrëveshje, prej të cilave asnjë nuk implementohet në Serbi. Nuk respektohen taksat, diplomat universitare, torturohen qytetarët tanë. Anëtarësimi në Interpol, Serbia ishte e pakompromistë ndaj Kosovës, nuk kishim rrugë tjetër. Serbinë duhet me e prekë në kuletë, është reciprocitet mes dy vendeve, ne po kërkojmë të drejta të barabarta. Nëse Serbia do të tregohet superiore, ne kemi instrumentet tona. Derisa s’ka njohje reciproke, kjo taksë nuk duhet të hiqet.

Trepça, a i ka kaluar 100% Kosovës?

Trepça ka qenë arenë dyluftimi, tani është mekanizëm 100% i qeverisë së Kosovës, është ndërmarrje shtetërore. Potenciali i Trepçës për të shpëtuar Kosovën është shumë i madh dhe resurset janë pasuri e Kosovës me ligj, të miratuara në Kuvend e të nënshkruara nga Thaçi. 78% e objekteve të Kosovës është e palegalizuar. Nga Shqipëria nuk po marrim shembullin, po marrim modelin e mirë të Kroacisë. Kosova ndryshe nga Shqipëria nuk e ka patur problemin e pronës.

A ka besim Ramushi te kryeministri Rama?

S’kemi zgjidhje tjetër duhet të kemi besim, presim më shumë nga Rama, presim më të mira nga kryeministri i Shqipërisë. Kemi shumë gjëra të përbashkëta mes dy vendeve që duhet t’i bëjmë më mirë, lëvizja e lirë e mallrave, importin e përbashkët, pikat doganore. Duhet të bëhet më shumë për ekonominë mes dy vendeve.

Integrimi. Posti i Cakaj në krye të Ministrisë së Jashtme…

Cakaj djalë i ri, ambicioz, i përgatitur, nuk është djalë i keq. Gent Cakaj duhet t’i vërë fre gojës, nuk ka mandat ai për të folur për territoret e Kosovës, si ndërrohen, ato mbrohen me gjak. Ministrat shkojnë e vijnë, mua personalisht Cakaj më ka thënë që në vetëdije ai nuk ka thënë që Kosova është e gatshme për korrigjim të kufijve. Kush e njeh historinë, për kufijtë janë derdhur gjak.

Të ka shkuar mendja të bëhesh kryeministër i Kosovës?

Jo, familjarisht s’kemi të kaluar me angazhim politik, rasti i parë ka qenë i Ramushit. Ndonjëhreë ndodhin edhe aksidentalisht por fatmirësisht në të mirë të vendit. Personalisht nuk e shoh veten në këtë fushë.

Situata politike në Shqipëri…

Atë që ka bërë Shqipëria për Kosovën, ne nuk mund të ua kthejmë asnjëherë. Shqipëria ka ndryshuar shumë. E ka prespektivën, jam optimist për çeljen e negociatave për Shqipërinë në qershor. Keni proces zgjedhor, ne do ta respektojmë kë zgjedh Shqipëria, ne do të jemi korrekt.

Next Post
A mund të jetë i drejtë një gjyqtar-robot?

A mund të jetë i drejtë një gjyqtar-robot?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In