• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri/ Rritet bilanci, shkon mbi 28 mijë numri i të vdekurve

by
12/02/2023 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues, i cili sot i kaloi 28,000 të vdekur  në Turqi dhe Siri, do të “dyfishohet” dhe kërcënon të rritet “edhe më shumë”, paralajmëroi Martin Griffiths nga OKB.

Griffiths, një zyrtar i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përgjegjës për koordinimin e operacioneve humanitare, shkoi dje të shtunën në qytetin e Kahramanmaras, pranë epiqendrës së tërmetit 7.8 ballë të 6 shkurtit , i cili mori jetën e 24,617 civilëve në Turqia dhe 3,547 të tjerë në Siri, ose gjithsej 28,191 persona, sipas të dhënave më të fundit, ende të përkohshme nga të dy vendet.

“Unë mendoj se është e vështirë të vlerësohet me saktësi (numri i vdekjeve), “ megjithatë, “Unë jam i sigurt se do të dyfishohet, nëse jo edhe më shumë ,” tha Griffiths për televizionin Sky News.

“Numërimi i vdekjeve nuk ka filluar ende,” shtoi ai.

Ata po kërkojnë një mrekulli në gërmadha

Dhjetëra mijëra punonjës shpëtimi vazhdojnë të kërkojnë rrënojat, mes motit të ftohtë që përkeqëson situatën për miliona viktima të tërmetit.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se të paktën 870,000 njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë ushqimore, ushqime të ngrohta, në Turqi dhe Siri. Vlerësohet se deri në 5.3 milionë njerëz kanë mbetur të pastrehë vetëm në Siri.

Gati 26 milionë njerëz janë prekur nga fatkeqësia, tha dje Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke apeluar për 42.8 milionë dollarë donacione për të financuar përpjekjet për të adresuar nevojat e menjëhershme shëndetësore.

Sipas Agjencisë së Reagimit ndaj Fatkeqësive të Turqisë (AFAD), më shumë se 32,000 anëtarë të ekipeve turke të shpëtimit janë përfshirë në kërkim, të cilëve u janë shtuar 8,294 anëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe agjencive të ndihmës nga jashtë.

“Së shpejti, njerëzit e ngarkuar me operacionet e kërkim-shpëtimit do t’i lënë vendin punëtorëve të organizatave humanitare, detyra e të cilëve do të jetë të kujdesen për numrin jashtëzakonisht të madh të njerëzve që u prekën në muajt e ardhshëm,” tha Griffiths në një video e ngarkuar në llogarinë e tij në Twitter.

/e.d

Next Post
“Pushka top ju bëftë”/ Luizi i shpall “luftë” Bledit: Ti mendon se do qëndrosh deri në fund?

"Pushka top ju bëftë"/ Luizi i shpall "luftë" Bledit: Ti mendon se do qëndrosh deri në fund?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

November 3, 2026
Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

November 3, 2026
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In