• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti në Itali që duhet të shkundë Tiranën

by Aalison Pearse Stevens
24/08/2016 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Ora në këmbanaren e Amatriçes, në Itali, ka mbetur e fiksuar në orën 03.37 minuta. Nata ka qenë e tmerrshme në atë komunë dhe gjetkë në vendin fqinjë kur një tërmet i fuqishëm rrafshoi qindra shtëpi banimi e godina të tjera dhe mbi të gjitha, duke shkaktuar një bilanc të përgjakur viktimash. Fatkeqësisht një bilanc ende provizor në numrin e atyre që kanë humbur jetën, e atyre që janë plagosur dhe tek gjithkush që u gjet i përfshirë në atë tragjedi natyrore me një jetë që duke nisur nga e djeshmja, nuk do të jetë më kurrë si më parë. Sepse minimalisht gjithkush ka pasur shumë për të humbur në atë tragjedi. Humbën kujtimet e të djeshmes nën rrënoja dhe e bënë të ardhmen më të dëshpëruar.

Deri sot në mëngjez në Tiranën e gdhirë përgjumësh në epilog pushimesh vere, shumë pak mund të kishin dëgjuar për Amatriçen italiane. Mbas fatkeqësisë, e gjithë media vendase, e shkruar apo me figurë, i kushtoi shumë kohë asaj. Fillimisht duke treguar çfarë kishte ngjarë, më pas duke treguar dhe për shqiptarët e përfshirë në të dhe më pas, edhe me ngushëllimet dhe solidaritetin njerëzor që politika dërgon në bregun tjetër të Adriatikut.

Ai breg sot ngjan shumë i afërt më këtë anë të detit që ndan dy vendet. Jo vetëm sepse fatkeqësitë nuk ndajnë, por bashkojnë, por edhe sepse fatkeqësitë në thelb janë pësime që duhet të prodhojnë mësime. Në rastin e Tiranës këto mësime mund të jenë edhe drithëruese. Tërmetet ende nuk parashikohen dhe nuk ka asgjë në botë që t’i parandalojë. Njeriu mund të bëjë të kundërtën e tyre; të afrojë mundësi që ato të ndodhin me veprimet apo dhe mosveprimet e tij.

Ndaj tërmeteve nuk ka mundësi të shpiket diçka që t’i bëjë më pak të egër, më pak të frikshëm apo më pak të dëmshëm. Ndaj tyre ka vetëm një shans për t’i dhënë mbijetesës një shans më shumë: të ndërtohet mirë. Të ndërtohet me cilësi. Të funksionojnë një mijë e një hallka që shoqërojnë industrinë e ndërtimit si një biznes privat dhe si detyrim shtetëror i të gjithë pushteteve. Ato janë hallka që nisin me themelet dhe studimet gjeofizike të terrenit, me cilësinë e produkteve të ndërtimit dhe nuk mbyllen deri në respektimin pa kushte të kushteve të lejes së ndërtimit. Ka ndodhur një gjë e tillë në Tiranë, në Durrës, Vlorë e gjetkë? Absolutisht jo! Dhe kjo gjë ngjall frikë.

Në gjendje normale dhe në ditë normale tërmeti ngjan më i largët se fundi i botës. Por herët a vonë, fundi i botës vjen dhe atëherë gjithkush duhet të jetë i përgatitur sepse ai nuk bën dallim dhe nuk diskriminon sepse godet gjithkënd! Edhe ndërtuesin, edhe abuzuesin, edhe qytetarin, edhe këdo. Për këto arsye, tërmeti italian duhet të shkundë fort dhe Tiranën. Jo vetëm me solidaritet ndaj viktimave matanë Adriatikut, por me ankth për brigjet e kësaj ane të detit. Ku shpesh themelet janë hapur në rërë dhe jo vetëm në kuptim figurativ. Ku shpesh godinat janë lartuar si kallama në kënetë. Ku shpesh muret dridhen dhe nga teshtima e fqinjit. Ndërtimi në Shqipëri, në shumë raste është bërë me ngut, në këmbë dhe sot për nesër. Ende sot e në Tiranë ka vetëm një këmbanare dhe për fat të keq, ora e saj ka mbetur ende në shifrat: fito me çdo kusht dhe me çdo kusht maksimizo fitimin. Zoti mos e sjelltë tërmetin në Tiranë! Profesionistët “pesimistë” kanë frikë të parashikojnë se çfarë pamje mund të ketë kryeqyteti ballkanas, kësaj ane të Adriatikut plot me rërë të zënë nga ndërtimet kuturu. Por me siguri, atëherë nuk do të ketë kullë në këmbë që të mbajë këmbanën që do të bjerë për të gjithë.

Next Post
Nishani mesazh homologut Mattarella: Jemi me popullin mik italian

Nishani mesazh homologut Mattarella: Jemi me popullin mik italian

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Llorenc,me habite! Shoh se ditkerke te shkruash edhe per se mbari.Po pse more djale humbet ne vende te panjohura,kur kur paske mundesira te” shetitesh” atje ku duhet dhe ta kerkon profesioni?Pershendetje.

    Reply

Leave a Reply to Milena Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

“Shefave të PD tani iu mbush mendja”, Dash Shehi flet për marrëveshjen mbi ligjin zgjedhor

April 23, 2026
Lufta në Iran ka rritur me 30% kostot e paracetamolit në Angli

Lufta në Iran ka rritur me 30% kostot e paracetamolit në Angli

April 23, 2026
Shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në RMV

Shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në RMV

April 23, 2026
Vijojnë lëvizjet në radhët e Policisë, vetëm të mërkurën Hita firmosi rreth 40 ndryshime

Vijojnë lëvizjet në radhët e Policisë, vetëm të mërkurën Hita firmosi rreth 40 ndryshime

April 23, 2026
Kapen hajdutët e kafes, vodhën 40 mijë kg me vlerë 800 mijë euro nga subjekti ku punonin

Kapen hajdutët e kafes, vodhën 40 mijë kg me vlerë 800 mijë euro nga subjekti ku punonin

April 23, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Të mëdhenjtë do i ndajnë gjërat me marrëveshje të pashkruar. Njëri Shqipërinë, tjetri partinë

April 23, 2026
Situata në Lindjen e Mesme: 6 dollarë për 24 orë, rriten çmimet e naftës së papërpunuar

Situata në Lindjen e Mesme: 6 dollarë për 24 orë, rriten çmimet e naftës së papërpunuar

April 23, 2026
Amerika po tërhiqet. Së shpejti BE-ja duhet të kujdeset e vetme për sigurinë në Ballkan. A është në gjendje ta bëjë këtë?

Amerika po tërhiqet. Së shpejti BE-ja duhet të kujdeset e vetme për sigurinë në Ballkan. A është në gjendje ta bëjë këtë?

April 23, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat e favorizuara për këtë ditë

April 23, 2026
Kriza prek Ryanair? Shefi ekzekutiv paralajmëron rrezikun e furnizimit me karburant dhe rritjen e kostove

Kriza prek Ryanair? Shefi ekzekutiv paralajmëron rrezikun e furnizimit me karburant dhe rritjen e kostove

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In