• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti i la pa strehë, Veliaj i dorëzon çelësat familjes Ramaliu: Pas Kombinatit, do të marrim vendim edhe për pallatet në Kinostudio

by A R
24/07/2020 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmeti i shtatorit dhe më pas ai i nëntorit e nxorri të pabanueshme banesën ku jetonte familja e 81-vjeçares, Sulltane Ramaliu në Njësinë 3. Por, falë mbështetjes nga biznesi, që iu përgjigj menjëherë thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për të kontribuar në rindërtimin e saj, kjo familje mori çelësat e një banese të re më të sigurtë, me kushte shumë herë më të mira se e mëparshmja. Ishte kryebashkiaku i Tiranës ai që ia dorëzoi çelësin e shtëpisë së sapondërtuar nënë Sulltanes.

“Jam shumë i lumtur që zgjidhëm një hall jo të vogël për nënë Sulltanen, hallin e shtëpisë. Nga sot kjo familje do të jetojë në një shtëpi më dinjitoze dhe unë besoj fort te një qytet që ecën me të njëjtin ritëm, e jo disa më shpejt, e disa të tjerë që mbeten pas, herë prej fatkeqësive natyrore, herë prej tragjedive njerëzore. Qyteti ynë duhet të ecë me një shpejtësi”, tha ai.

Veliaj shtoi se dhënia e pagesave të tërmetit dhe marrja e vendimeve për rindërtimin e banesave të reja do të vazhdojë për të 27 njësitë e Tiranës. Ai theksoi se shumë shpejt do të nisë shqyrtimi i vendimeve për rindërtimet në zonën e Kinostudios dhe të disa pallateve të tjerë të dëmtuar në kryeqytet. Sipas tij, ndryshe nga qeveritë e mëparshme, të cilat nuk dhanë për vite me radhë as dëmshpërblimet e përmbytjeve tëShkodrës, sot pagesat për tërmetin po jepen në kohë rekord.

“Mezi pres që vendimet që morëm për Kombinatin të pasohen nga vendimet për Kinostudion. Sigurisht, këto janë projekte që duan më shumë kohë. Kemi parë raste kur problematika të dukurive natyrore nuk janë zgjidhur prej vitesh, siç është rasti i përmbytjeve në Shkodër, kur qeveritë e mëparshme nuk i dhanë as për 10 vjet. Por, kemi shembullin se për 10 muaj kemi filluar pagesat e tërmetit të nëntorit, ndërkohë që kemi mbyllur pagesat për tërmetin e shtatorit. Për sa kohë që do të vazhdojmë me këtë frymë të mirë, do jetë vetëm çështje kohe sa t’i zgjidhim të gjitha këto halle. Për banorët që kanë marrë dëmshpërblimet për dëmet e kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë, janë provë konkrete se askush nuk po rri, por letrat duhen bërë siç duhet”, tha ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se vëmendja e bashkisë ka qenë jo vetëm për dhënien e pagesave të tërmetit, por edhe për të garantuar një shpërndarje transparente. “Duhet të sigurohemi që jo vetëm bëjmë pagesat, por edhe të jemi transparent. Kur njerëzit më pyesin pse shkon në çdo shtëpi, u them seështë e nevojshme qënjerëzit të shohin me sytë e tyre se kush janë fytyrat e vërteta që përfitojnë; se nuk po përfiton një kryetar i partisë apo një shoku ynë, por janë njerëz të këtij qyteti, të cilët i zuri halli i tërmetit dhe i pandemisë, e që me ndihmën e komunitetit, të qeverisë dhe të bashkisë, janë drejt zgjidhjes”, nënvizoi Veliaj.

Djali i shtëpisë, Vesmir Limani,i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj, që iu gjend pranë në këto momente të vështira për familjen e tij. “Ju falenderoj për çdo gjë, që na ndenjët pranë në kohët më të vështiradhe na bëtë me shtëpi të re”, deklaroi ai.

Për ndërtimin e banesës së familjes Ramaliu dha një kontribut të rëndësishëm kompania “KEAM Construction” sh.p.k.

Next Post
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

Nuk do doja që Dua Lipa të bëhet gazi i botës si Gjokoviçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

January 21, 2026
BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

January 21, 2026
Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

January 21, 2026
“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

January 21, 2026
Vlorë/  Shpërthen bombola e gazit në banesë, 62-vjeçarja përfundon në spital

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”

January 21, 2026
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

“Bordi i Paqes” kalon nesër për ratifikim në Parlament, PD: S’kemi marrë njoftim nga Peleshi

January 21, 2026
“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

January 21, 2026
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

Italia refuzon ftesën e Trump, Wittkof: Rreth 25 vende kanë pranuar, mes tyre Shqipëria e Kosova

January 21, 2026
Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

January 21, 2026
Euro prek minimumin historik

Euro prek minimumin historik

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In