• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Tërmeti”/ Gjykata jep masat për 31 të arrestuarit, lihen në burg 2 ish-kryekomunarët dhe 5 persona, të tjerët i rikthehen lirisë

by Java News
18/01/2020 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për paraditen e së shtunës, për 31 të arrestuarit si përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në qarkun e Tiranës.

Gjyqtarja Vjollca Spahiu për shkak të dosjes voluminoze dhe pretendimeve të avokatëve mbrojtës, e dha sot vendimin, pas seancës maratonë të së premtes.

Ndaj të akuzuarve Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 nga të ndaluarit, ndërsa për të tjerët u vendosën masa më të buta sigurie.

Detyrim paraqitje u vendos për: Anila Harxhi, Reis Muça, Merita Kushe, Hekri Disha, Bukurie Halili, Adhurim Qehajaj, Stela Maze, Zhaneta Tagani, Shpëtim Kërçiku, Jan Ikonomi, Ermir Cina.

Arrest shtëpie u vendos për Faik Fejza, Ndoc Pepkolaj, Mehmet Felahi, Agim Eski, Pëllumb Korfuzi, Qiriako Gjergo, Asqeri Xhanari, Vjollca Hoxholli, Ali Dyrmishi, Shefqet Doda, Gerti Qalliku, Luan Beta.

Ndërkohë “arrest me burg” u vendos për: Fatbardh Plaku, ish-kryekomunari i Farkës, Hodo Gjoni, Artur Skela, Fejzi Dyrmishi, Besnik Fuçia, ish-kryekomunari i Kasharit, Naim Shehi, Gëzim Shkalla.

Besnik Fuçia dhe Fatbardh Plaku

Të dyshuarit u arrestuan si përgjegjës për 125 pallatet e shpallura të pabanuara dhe 200 objektet private.

Nën hetim janë venë ish-kryekomunar, ndërtues dhe nënkontraktorë, për të zbuluar kanë zbatuar me përpikmëri detajet e projektit dhe për këtë arsye kanë ardhur arrestimet.

Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”.

Arrestimet nisën gjatë së martës dhe të arrestuarit janë kryesisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Kashar, Farkë dhe Vorë.

Pjesë e listës së të arrestuarve janë ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

U ndaluan edhe arkitektet Stela Maze dhe Anila Harxhi, si dhe Merita Kushi, Bukurije Halili, Ali Dyrmishi, Vjollca Hoxholli, Gerti Çalliku, Zhaneta Tagani, Muhamed Felahi, Ndoc Pepkola, Hekri Disho, Jani Ikonomi, Qirjako Gjergo, Naim Shehi, Ermir Çina, Adhurim Qehajaj.

Këto arrestime erdhën pasi nga tërmeti 6.4 ballë i fund nëntorit, u dëmtuan shumë pallate e shtëpi krahas Durrësit edhe në Tiranë, çka nxori në pah cilësinë e dobët të punimeve.

g.kosovari

Next Post
E quajti klloun, Trump paralajmëron Ayatollah-un: Kujdes me fjalët… Tehrani duhet të braktisi terrorin

E quajti klloun, Trump paralajmëron Ayatollah-un: Kujdes me fjalët… Tehrani duhet të braktisi terrorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In