Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter dhe thellësi 11 km ka goditur Greqinë rreth orës 12:20 të mesditës së sotme.
Sipas mediave greke, epiqendra e lëkundjeve ka qenë në 10 km në veri të Klitos dhe 25 km në Kozan.
Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe janë ndjerë edhe në Korçë. /e.s/