• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tërmetet që kanë tronditur botën, rastet më vdekjeprurëse në 100 vitet e fundit

by Java News
20/09/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e martë (19 Shtator), Meksika u trondit nga një tërmet, i cili deri tani ka marrë jetën e mbi 200 personave, por historia na ka treguar se bota ka “vuajtur” gjithmonë nga tërmetet.

Në 100 vitet e fundit tërmetet kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme dhe teknologjia e shpikur nga njeriu në këto raste ka arritur të vetëm të reduktojë numrin e vdekjeve.

Do t’iu njohim me disa nga tërmetet të cilët kanë tronditur botën këto 100 vitet e fundit.

18 Prill 1906

San Francisco u godit nga një seri tërmetesh të cilat zgjasnin deri në një minutë. 3000 persona llogaritej numri i të vdekurve atë kohë, për shkak të shembjes së ndërtesave ose zjarreve që shpërthyen pas tronditjeve.

28 Dhjetor 1908

Për shkak të tronditjeve të mëdha u krijua një tsunami që goditi Mesinën dhe Reggio Calabria-n. Rreth 80 000 persona vdiqën.

1 Shtator 1923

Tërmeti në pllajën e Kantos e kishte epiqendrën vetëm pak jashtë Tokios, goditi kryeqytetin japonez dhe mori jetën e 142 800 personave.

22 Maj 1960

Në këtë datë ka ndodhur tërmeti më i fuqishëm ndonjëherë. Tërmeti arriti shkallën 9.5 rihter dhe shkatërroi Kilin. U krijua një cunami 30 metra i lartë duke shkatërruar fshatra të tërë. Nuk ka një raport të saktë se sa ishte numri i të vdekurve, por llogaritet që tërmeti shkaktoi rreth 2 000 persona të vdekur.

26 Korrik 1963

Një tërmet i shkallës 6.9 rihter goditi Shkupin dhe mori jetën e 1 000 personave dhe duke lënë 100 000 të tjerë të pastrehë.

31 Maj 1970

Andet peruane u goditën nga një tërmet i fuqishëm duke rrafshuar qytetin e Yungay dhe duke vrarë 66,000 persona.

23 Dhjetor 1972

Rreth 10 000 persona mbetën të vdekur në Nikaragua nga një tërmet që arriti shkallën 6.5 Rihter.

28 Korrik 1976

Qyteti kinez, Tangshan u godit nga një tërmet i cili shkaktoi rreth 250 000 të vdekur.

4 Mars 1977

1 500 persona vdiqën në Bukuresht, Rumani nga një tërmet i fuqishëm.

19 Shtator 1985

Qyteti i Meksikos u trondit nga një tërmet i madh që rrëzoi ndërtesat duke lënë 10 000 persona të vdekur.

7 Dhjetor 1988

Një tërmet i shkallës 6.9 rihter shkatërroi veri-perëndimin e Armenisë duke vrarë 25 000 persona.

21 Qershor 1990

Rreth 40 000 persona llogaritet të kenë vdekur atë ditë në Iranin e Veriut nga dridhjet e forta të tokës.

30 Shtator 1993

Rreth 10 000 persona llogaritet të kenë vdekur nga tërmeti që goditi Indinë Perëndimore dhe Jugore.

17 Janar1995

Tërmeti “Hyogo” goditi qytetin e Kobe në Japoni dhe vrau 6 430 persona.

27 Maj 1995

Tërmeti goditi ishullin e Sakhalin duke marrë jetën e 1 989 personave.

Maj 1997

Më shumë se 1 600 persona vdiqën në Iran nga një tërmet me magnitudë 7.1.

21 Shtator 1999

Tajvani u godit nga një tërmet me mgnitudë 7.6 që vrau rreth 2 500 persona dhe shkaktoi dëme të pallogaritshme në vend.

26 Janar 2001

Tërmeti me magnitudë 7.6 vrau rreth 20 000 persona dhe la më shumë se një milion të pastrehë në Indinë Veri-Lindore.

31 Tetor 2002

Italia u trondit nga shembja e një klase të tërë që kishte fëmijë brenda në Puglia.

1 Maj 2003

Më shumë se 160 persona mbetën të vdekur nga tërmeti në jug-lindje të Turqisë, midis tyre edhe 83 fëmijë.

28 Mars 2005

Rreth 1300 persona mbëtën të vdekur nga tërmeti me 8.7 magnitudë që goditi brigjet e Indonezisë.

17 Korrik 2006

Një tërmet në det krijoi një cunami që u zgjat rreth 200 km në brigjet e Java-s duke lënë të vdekur 650 indonezianë.

15 Gusht 2007

Të paktën 519 persona mbetën të vdekur nga një tërmet 7.9 magnitudë që goditi kryeqytetin e Perusë, Limën.

6 Prill 2009

Një tërmet goditi qytetin historik italian, L’Aquila duke vrarë 309 persona.

12 Janar 2010

Rreth 230 000 persona vdiqën në Haiti, pas tërmetit me magnitudë 7.0 që goditi kryeqytetin Port-au-Prince.

27 Shkurt 2010

Një tërmet me magnitudë 8.8 goditi Kilin duke lënë 700 të vdekur.

15 Tetor 2013

Më shumë se 200 persona u raportuan të vdekur nga një tërmet me magnitudë 7.2 që goditi  Filipinet.

3 Gusht 2014

Rreth 600 persona vdiqën nga një tërmet me magnitutë 6.1 në provincën Yunnan, Kinë. Mijëra shtëpi u dëmtuan.

25 Prill 2015

Një tërmet me magnitudë 7.8 mori jetën e më shumë se 8 000 personave në Nepal duke shkaktuar katastrofën më të madhe natyrale në vend që nga vit 1934.

24 Gusht 2016

Të paktën 298 persona mbetën të vdekur nga një tërmet me magnitudë 6 që goditi Italinë qendrore. Fatin më të keq e pati qyteti historik Amatriçe ku shumë nga ndërtesat historike u shkatërruan.

19 Shtator 2017

Qyteti i Meksikos goditet nga një tërmet i fuqishëm. Deri më tani janë gjetur mbi 200 persona të vdekur por për aq kohë sa vazhdojnë kërkimet numri i të vdekurve pritet të rritet.

a.ç

Next Post
“Jam i ISIS, do ju vras të gjithëve!” Prangoset në Itali 21-vjeçari shqiptar

Vrasje, drogë, prostitucion dhe armë, arrestohen 50 persona në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In