Një tërmet i fuqishëm është regjistruar sot në Kretë të Greqisë.
Mësohet se lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitudën 6.2 të shkallës rihter, me një thellësi 5 km.
Po ashtu thuhet se epiqendra e tërmetit ishte 30 km në juglindje të Zakros.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 12:24 me orën lokale. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.
/a.r