• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

by E S
07/02/2026 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucionet nuk do të jenë alternativa e vetme për fëmijët pa kujdes prindëror. Ligji i ri për kujdesin alternativ, i cili sapo ka hyrë në fuqi, mundëson krijimin e familjeve kujdestare profesionale.

“Janë fëmijë jashtë kujdesit prindëror që edhe aktualisht janë në institucionet rezidenciale. Fëmijë që ndodhen në situata dhune apo rruge, të identifikuar nga strukturat përgjegjëse”, thotë Denada Seferi, zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ligji i ri, në kuadër të përafrimit me atë të BE-së, synon t’i japë strehën e familjes fëmijëve të braktisur apo që ndodhen në kushte të vështira.

“Të gjitha studimet tregojnë se fëmija i rritur në një institucion krijon problematikat e veta gjatë rritjes, siç është frika, ankthi. Kështu që alternativa më e mirë është një familje kujdestare”, shprehet Seferi për Tv Klan.

Familjet kujdestare profesionale do të trajtohen me një pagesë mujore të posaçme. Por që të fitojnë të drejtën për t’i ofruar strehë dhe kujdes kësaj kategorie fëmijësh, këto familje duhet të plotësojnë disa kritere strikte.

“Duhet të kenë karizmën dhe ndjenjën për të ofruar këtë shërbim. Duhet të jenë familje që kanë etikë, që kanë treguar se janë familje e konsoliduar, që janë me shtetësi shqiptare, që janë të rregullta, do të trajnohen, certifikohen. Familjet shqiptare të mendojnë se tashmë kanë mundësinë që të shpëtojnë një fëmijë që ka nevojë për ta. Duam që ata të rriten në një mjedis familjar”, shton zv/ministrja.

Ligji parashikon gjithashtu edhe familjet vullnetare, ku prioritet në këtë rast kanë të afërmit me lidhje gjaku që shprehin interes për të marrë kujdestarinë e fëmijës.

“Kemi nisur hapat e para të kujdestarisë së përkohshme, ka funksionuar kryesisht brenda familjes biologjike, kemi 300 raste. Por ajo që ka rëndësi për ne është familja kujdestare profesionale”, shprehet Seferi.

Në të dyja rastet, si për familjet kujdestare ashtu edhe për ato vullnetare, duhet të merret mendimi i fëmijës nëse do të bëhet pjesë e tyre. Ndërkohë, të gjitha familjet që duan të bëhen pjesë e kësaj skeme mund të aplikojnë pranë zyrave të bashkive.

Next Post
Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com