• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pecorelli jep sot llogari për thesarin në Montecristo, kërkon ndihmë për të gjetur punë

by A R
12/10/2021 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e Davide Pecorelli-t është e mbuluar e tëra me mister dhe përveç tij, askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur këto ato 8 muaj, kur ai u zhduk dhe qëndronte i fshehur në Vlorë. Pasi dha deklarimet e tij për prokurorët e Perugia-s, ditët e fundit ndaj Pecorelli-t është lëshuar një hetim nga zyra e prokurorisë në Grosseto, për disa monedha ari të vjedhura në vitin 2019 në San Mamiliano të Savona-s.

Megjithatë sipërmarrësi dhe ish-arbitri i futbollit vijon të surprizojë. Pasi pretendoi se kishte gjetur thesarin e Montecristo-s në disa arka, por se nuk ishte në posedim të tij, të hënën në mëngjes ka konfirmuar se i ka kërkuar organizatës Caritas di Citta në Castello që ta ndihmonin dhe t’i gjenin një punë, edhe si punëtor, për të mbajtur familjen.

Caritas, është një organizatë që mbështet njerëzit dhe familjet që janë në vështirësi ekonomike. 45-vjeçari Pecorelli nuk është më titullar në aktivitetet e tij ekonomike. Po ashtu, italiani që mendohej se ishte i vdekur, por në fakt shijonte jetën në Vlorë, pret që të ballafaqohet me drejtësinë italiane dhe shqiptare. Por tashmë babai i katër fëmijëve thotë se ka nevojë për një mbështetje.

“Vështirësitë e mia ekonomike janë të qarta dhe kanë zgjatur prej muajsh, që kur jam nisur për Shqipëri. Në këtë fazë më duhet që të rifutem në lojë, duhet të mendoj për fëmijët, edhe pse e përsëris që nuk do të jem më sipërmarrës në Itali”, ka thënë Pecorelli.

Por pavarësisht të gjithave, Pecorelli do të japë llogari sot për historinë e tij për thesarin e gjetur në ishullin e Montecristo. Nuk përjashtohet mundësia që italiani të mos flasë fare, por të ushtrojë të drejtën që të heshtë. Pecorelli pritet që të pyetet edhe për garazhin që ka pretenduar se ka marrë me qira për tre muaj në ishullin Giglio, ku qëndronte në një dhomë hoteli me gjeneralitete të rreme.

Në këtë dhomë, janë konfiskuar rreth 20 lista me karta fotografike me detaje për monedhat antike, tre harta të ishullit Montecristo, libri i Komedisë Hyjnore dhe çelësi i garazhit.

Davide Pecorelli u zhduk për 8 muaj me radhë. Ai sajoi vdekjen e tij, duke djegur makinën në Pukë dhe më pas u zhduk e të gjithë menduan se ai kishte ndërruar jetë. Por gjithçka u zbulua rastësisht për shkak se gomonia të cilën e kishte marrë me qira pësoi një avari në mes të detit dhe u detyrua që të kërkonte ndihmë nga autoritetet. Gjatë zhdukjes, Pecorelli ka qëndruar në Vlorë ku ka ndryshuar edhe pamjen e jashtme dhe ishte prezantuar me emër tjetër.

/a.r

Next Post
Kaloi vettingun, ja trupa gjykuese që do shqyrtojë Bashkim Deden në KPA

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kreut të 'Kushtetueses': Sillni hetimin e plotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In