• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Tërhoqëm djalin prej këmbe”/ Fqinjia rrëfen tmerrin nga zjarri që i mori jetën nënës dhe 14-vjeçarit në Maliq

by E S
19/10/2025 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, një zjarr në një banesë në Maliq i mori jetën shtetases Merjeme Azizllari dhe djalit të saj 14-vjeçar, Valter Azizllari, ndërkohë që i dëmtuar rëndë ka mbetur edhe fëmija i vogël i familjes, një 6 vjeçar.

Fqinjia e familjes së prekur nga zjarri, shtetasja Xheme Kapali, ka folur për A2 CNN, ku ka shpjeguar edhe disa detaje nga ngjarja e rëndë.

Kapali shpjegoi se bashkë me një komshi tjetër, kur pane flakët në banesën e fqinjes, nxituan dhe nxorën prej aty, duke e tërhequr prej këmbe djalin 6-vjeçar.

Ajo tha gjithashtu se nuk ishin në dijeni se brenda ndërtesës ndodheshin edhe e ema e tij dhe djali 14-vjeçar.

Kapali tregoi gjithashtu momentin kur babai i 14-vjeçarit që mbeti viktimë, mësoi për ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur familjes së tij.

Ndërkohë A2 CNN, duke cituar burime pranë Bashkisë, ka mësuar se 14-vjeçari që mbeti viktimë ishte me aftësi të kufizuara dhe merrte kemp, si dhe frekuentonte edhe qendrën komunitare në Maliq.

“Kur dola që hodha plehrat, shikoja që fëmija qante në oborr. Thashë me vete, jalla si e ke lënë fëmijën të qajë. Kur vete unë ça të shikoje. Ishte shkrumb i zi. Thirra këtë komshiun këtu. Rimi i ra derës me këmbë dhe tërhoqëm djalin të dilte jashtë.

Asaj çupës i binte leshi, nuk e mbledh dot veten tani fare. Ishte tym, nuk dukej fare. Vetëm djali që ishte shtrirë mes korridorit, e tërhoqëm për këmbe dhe e nxorëm jashtë. Ne nxorëm fëmijën, por nuk e dinim ne që ishin të tjerët brenda.

Babai ishte në punë, e lajmëruam ne, erdhi dhe zuri kokën me dorë. Pastaj kur erdhi policia na përzunë, u morën ata vetë. As ne nuk e morëm vesh se qysh ndodhi”, tha mes të tjerash fqinjia Xheme Kapali.

Next Post
Rikthehet lufta në Gaza, Izraeli rinis sulmet, SHBA: Hamas po planifikon të godasë civilët

Rikthehet lufta në Gaza, Izraeli rinis sulmet, SHBA: Hamas po planifikon të godasë civilët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

November 3, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

November 3, 2026
“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

November 3, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In