Pa kaluar 24 orë dhe në një presion të madh nga menaxheri i tij, sulmuesi i talentuar i Interit, Rey Manaj, i ka kërkuar falje trajnerit të Shqipërisë, Gianni De Biasi, pas reagimit të ashpër që bëri në Facebook.
”Dua t’i kërkoj falje De Biasit, nuk e kam verifikuar atë çfarë më kanë thënë. Jam i ri dhe impulsiv, por edhe inteligjent. Do ta telefonoj së shpejti, uroj të mbyllet së shpejti ky keqkuptim i ardhur nga mediat.
Jam shumë i lumtur që De Biasi dhe lojtarët kanë siguruar kualifikimin. Uroj që në të ardhmen të kenë kënaqësi të tilla sepse tifozët tanë e meritojnë”shprehet ai.