Gjykata e Lartë në Kroaci ka vendosur sot që ekstradimi i Ismail Morinës drejt Serbisë të rishqyrtohet. Organi i lartë i Drejtësisë ka kërkuar që Shkalla e Parë në Dubrovnik ta rishohë çështjen.
Personi i cili ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit u ndalua në kufirin Kroato-Malazias. Më herët Gjykata kishte vendosur për ekstradimin e Ballistit drejt Serbisë.
Ky vendim vuri në lëvizje autoritetet shqiptare, përfshirë edhe kryeministrin Rama apo ministrin e Drejtësisë, Gazment Bardhi.










