Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho është tërhequr pas letrës së dërguar krerëve më të lartë të shtetit ku shprehte shqetësimin e një skenari për destabilizimin e vendit. Pas mbledhjes së sotme të Komisionit, Braho tha për gazetarët se situata ka filluar të qetësohet.
“Ka filluar të qetësohet destabilizimi”, ka thënë Braho.
Në fillim të mbledhjes, Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka mbajtur një minutë heshtje në nder të Komandantit të FNSH, Simon Gjeta, që humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari në Shkodër.









