Feride Rrahmanaj, kandidate e Primareve për Bashkinë e Tropojës është tërhequr nga gara vetëm pak orë para se të niste procesi i votimit, ku do zgjidhet kandidati përfundimtar që do garojë në zgjedhjet lokale të 2023.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se ka vendosur të dorëhiqet nga Primaret pasi sipas saj kjo është një garë e njëanshme dhe e favorizuar nga lart.
Përveç Rrahmanajt, nga gara janë tërhequr edhe kandidatët në Lushnje e Devoll. Përkatësisht Erjon Iljazi dhe Arben Miza.
Ndërkohë Feride Rrahmanaj shkruan:
Te nderuar demokrate dhe simpatizante te PD, dega Tropoje!
Pas publikimit te listave rreth ores 19 : 00 dhe verifikimit te tyre nga ana ime me rezultoi se lista e simpatizanteve dhe antareve te PD regjistruar nga kryetaret e seksioneve ( 0446, 0445 ,0441,0443) qyteti Bajram Curri, seksionet Buçaj, Papaj,(0552) , seksioni Gegaj( 0520), Kerrnaje (0511), seksioni Begaj(0514),seksioni Sopot(0514) , seksioni Kovaç Myhejan (0524) , Kojel ( 0517), Markaj (0456), Lekurtaj (0450), Rosuje (0455) etj jane hequr nga lista mbi 600 simpatizante dhe antare te PD dega Tropoje te gjithe mbeshtetes te mi ne kete fushate.
Po perseritet e njejta skeme si ne zgjedhjet per kryetare te PD dega Tropoje duke mos u dhene te drejten e votes qindra demokrateve dhe simpatizanteve te PD te Tropojes.
Ne keto lista te Primareve kandidate te ardhur nga Tirana qe nuk jetojne, punojne e kontribojne ketu, dhe gjitha investimet e tyre i kane ne Tirane arriten te regjistrojne shume te majte.
Eshte nje fushate teresisht e njeanshme ku simpatizanteve dhe demokrateve po u mohohet e drejta e votes, ku edhe pse formularet u plotesuan konform udhezimit per Primaret nuk jane ne listat e votuesve.
Eshte i vetmi rreth qe nuk kishim perfaqesues nga lart per mbarevajtjen e proçesit ku gjitha strukturat ishin ne sherbim te kryetarit dhe dyert e selise se PD dega Tropoje ishin pothuajse te mbyllura.
Me gjithe perpjekjet e mia duke ngritur zerin kudo ne te gjitha strukturat e PDSH nepermjet mesazheve, emailit, bisedave telefonike, takimeve nuk arrita qe ju te vendosni me voten tuaj per te zgjedhur kandidatin qe ju e deshironi pasi nuk figuroni ne listat e votimit per keto Primare.
Prandaj ne keto kushte une terhiqem nga kjo gare teresisht e njeanshme te favorizuar nga lart, ku po u mohohet e drejta e votes brenda partise se tyre demokrateve dhe simpatizanteve te Tropojes.
Falenderoj pa fund gjithe mbeshtetesit e mi ne kete fushate dhe kerkoj mirekuptimin tuaj per doreheqjen time sepse Ju iu mohua e drejta e votes per te zgjedhur ne keto Primare!
/a.r











