• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani/ Sekretari Antony Blinken do japë sqarime përpara Kongresit

by Java News
07/09/2021 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka pranuar të dëshmojë javën e ardhshme para një komisioni të Kongresit lidhur me tërheqjen kaotike të ushtrisë amerikane nga Afganistani në fund të luftës dy-dekadëshe, më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Ligjvënësit republikanë të opozitës dhe disa demokratë të partisë së Presidentit Joe Biden kanë kritikuar ashpër mënyrën se si u zhvillua tërheqja e trupave, shtetasve amerikanë dhe mijëra afganëve që punuan për forcat amerikane si përkthyes dhe këshilltarë gjatë luftës.

Kritikat ishin veçanërisht të forta pas sulmit vetëvrasës në aeroportin e Kabulit që la të vrarë 13 ushtarë amerikanë në ditët e fundit të tërheqjes. Dega e Shtetit Islamik në Afganistan mori përgjegjësinë për sulmin.

Zoti Blinken pranoi të dëshmojë para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë të martën e ardhshme, megjithëse ka gjasa që edhe komisione të tjera të Kongresit të hapin hetime mbi tërheqjen.

Tërheqja zyrtare përfundoi më 31 gusht, por rreth 100 amerikanë mbeten ende në Afganistan dhe zyrtarët amerikanë janë zotuar t’i ndihmojnë të dalin nëse duan të largohen. Mijëra afganë po kërkojnë gjithashtu të vendosen në Shtetet e Bashkuara ose vende të tjera për t’i shpëtuar jetës nën talebanët që morën kontrollin e vendit.

Anketat me amerikanë tregojnë përkrahje të gjerë për vendimin e Presidentit Biden për t’i dhënë fund “luftës së pafundme” në Afganistan, megjithëse amerikanët shprehen të zhgënjyer nga mënyra si u krye tërheqja.

Zoti Blinken, shefi i diplomacisë amerirkane, ka të ngjarë të përballet me pyetje të vështira si p.sh. përse SHBA nuk filluan evakuimin e qytetarëve amerikanë më herët. Ligjvënësit gjithashtu janë shprehur me kritika ndaj agjencive të zbulimit pasi nuk arritën të parashikojnë rënien e shpejtë të Afganistanit në duart e talebanëve dhe kapitullimin e qeverisjes së mëparshme që përfundoi me arratisjen e Presidentit Ashraf Ghani në Emiratet e Bashkuara Arabe./ Marrë nga VOA

Next Post
E vërteta mes Bashës dhe Ristanit, që po del në ‘shesh’ pas dy vitesh

Çështja e Berishës/ Ristani i ashpër me Bashën: Skuth që vepron natën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Trump vendos kushtet për udhëheqësin e ri të Iranit: Duhet të trajtojë mirë SHBA-në dhe Izraelin

March 6, 2026
E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

March 6, 2026
Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

March 6, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In