• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërheqja e kandidatëve të PD/ Paloka: Alibeaj s’ra dakord as brenda grupit të tij. S’arriti të gjente kukulla që t’i përdorte si lolo!

by Java News
01/04/2023 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 deputeti Edi Paloka foli për situatën politike në vend duke u ndalur edhe tek zgjedhjet e 14 majit.

“Kemi takime të përditshme, edhe gjithë strategjia e fushatës do të përqendrohet tek takimi direkt me qytetarët. Dihet tashmë që pjesa më e madhe janë të blerë nga Rama dhe jemi të detyruar që të kemi kontaktin direkt me qytetarët. ndërkohë edhe Berisha është gjithë kohën në takime me kandidatë, ku përveç takimeve paraqet edhe qëndrimet politike. Këto zgjedhje kanë një vlerë shumë të madhe. Për opozitën është edhe një trampolinë për zgjedhjet parlamentare. Rama ka ushtruar të gjithë presionin e tij për të marrë në dorë të gjitha pushtetet”, tha Paloka.

Gjatë bisedës në studio, Paloka tha se qëndrimet e Enkelejd Alibeaj sipas tij ishin të pritshme. Më tej theksoi se Alibeaj këmbëngulte për të pasur 61 kandidatë në të gjitha zonat, por që dështoi.

“Fakti që AliBasha këmbënguli për të nxjerrë 61 kandidatë tregoi se ky njeri kishte si mision dëmtimin e opozitës , por nuk arriti të gjente aq kukulla që t’i përdorte si lolot e tij. As ata vetë nuk i qëndruan sepse një pjesë shumë e madhe dhanë dorëheqjen”, u shpreh Paloka.

Ndër të tjera theksoi se ishte Alibeaj ai që nuk ra dakord as me deputetët e tij.

“Nuk është sekret që brenda atij grupi nuk ka mirëkuptim. Ai grup që për mua u tregua më koshient dhe mbrojti interesin e PD pavarësisht pozicionit ku janë, tentuan të arrinin në një kompromis për të mos e dëmtuar PD. Përderisa demokratët donin Berishën, mund të qëndronin brenda PD, por momenti kur filloi gjyqi ishte një lojë bashkëpunimi me Ramën dhe këtu ishte edhe përçarja reale e PD-së.

Në momentin që morën vulën që iu dhurua nga Rama bënë thirrje që kandidatët e primareve të dilnin me siglën tonë.  Unë mendoj se ata dhanë dorëheqje pasi u ndërgjegjësuan dhe kuptuan se po përdoreshin. Ishte grupi i Alibeajt por që ishte në interes të Ramës”, tha ai./m.j

Next Post
“Rrezikon të përhapë incestin”/ 41-vjeçari që ka më shumë se 500 fëmijë “përfundon” në gjykatë

"Rrezikon të përhapë incestin"/ 41-vjeçari që ka më shumë se 500 fëmijë “përfundon” në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In