• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TEPELENE/ I riu në kërkim grabiti bankën ‘nën hundën’ e Policisë

by Java News
29/01/2019 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës ka rënë pre e grabitjes pasditen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në qendër të qytetit. Autori i grabitjes, që ka qenë i vetëm, mbante në dorë një armë zjarri me tytë të gjatë dhe nën kërcënimin e saj, grabiti paratë që ndodheshin në arkë. Ai nuk ka folur asnjë fjalë, por u ka bërë me shenjë punonjësve të bankës t’i dorëzojnë paratë. Grabitësi e ka menduar me detaje aksionin, pasi ka kaluar me mjetin tip “Benz”, ngjyrë gri, jo në rrugën që kalon para Komisariatit të Policisë, duke shmangur edhe patrullën.

banka e vjedhur

Autori është drejtuar në bankë në momentin që patrulla e Policisë është larguar. Duke hyrë me shpejtësi, i maskuar me një kapuç dhe pa folur asnjë fjalë, ai ka kërcënuar me armë punonjësit e bankës, ka grabitur lekët që ndodheshin në arkë dhe është larguar. Ndonëse nuk e ka përdorur armën, një plumb ka mbetur brenda në bankë. Punonjësit e bankës, të tronditur nga ngjarja, nuk kanë aktivizuar sinjalin e alarmit për të lajmëruar në kohë Policinë. Sipas të dhënave të deritanishme, pas grabitjes, autori i armatosur është larguar në drejtim të fshatit Salari.

Policia e Tepelenës ngriti postblloqe të shumta në të dyja segmentet e rrugës nacionale Tepelenë-Kakavijë dhe Tepelenë-Tiranë. Një orë pas ngjarjes, Policia e Tepelenës mundi të bëjë identifikimin e autorit. Bëhet fjalë për K.R., rreth 25 vjeç, një person i shpallur në kërkim, me precedentë penalë, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Në ndihmë të efektivëve të Tepelenës erdhën dhe forca të FNSH-së, ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit. “Rreth orës 15:10 në Tepelenë një person i maskuar është futur në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe nën kërcënimin e armës dyshohet se ka marrë një sasi parash që ndodheshin mbi banak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli, si dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit”, bën me dije Policia. Ka dyshime se, autori, pak ditë më parë, ka kryer një grabitje me dhunë në Memaliaj.

Këtyre dy grabitjeve të rënda me armë që dyshohen se janë nga i njëjti person, i identifikuar si një i ri në moshë, shtatlartë dhe i maskuar me kapuç, që më pas largohet me automjet, i shtohen edhe dy grabitje të njëpasnjëshme brenda një nate, të kryera nga një adoleshent, me shuma shumë të vogla parash, por me ndikim të madh në psikologjinë e banorëve të Tepelenës.panorama

/a.meta

Next Post
Durrës/ Helmohen 7 rrobaqepëse, shtrohen në spital

Durrës/ Helmohen 7 rrobaqepëse, shtrohen në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In