Tepelena/Qëllohet me armë në qendër të qytetit, ndërron jetë 54-vjeçari

Ka ndërruar jetë 54-vjeçari që u qëllua me armë zjarri sot në Tepelenë. Mësohet se Çajup Selimi nuk ka mundur që t’i shpëtojë plagëve të marra.

Viktima nderroi jete pasi u qellua mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në qendër të qytetit.

Sipas burimeve policore, ka mbetur i vrarë Çajup Selimi. Mësohet se ky i fundit u ekzekutua pranë pallatit ku banonte në qendër të qytetit në lagjen “15 Shtatori”.

Selimi fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua në Spitalin e Gjirokastrës, por nuk mbijetoi për shkak të plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. Në ndihmë të Policisë së Tepelenës kanë shkuar edhe forcat “Shqiponja” të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër. Nuk ka ende informacion për rrethanat dhe autorin/ët e vrasjes.

“Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në  lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë  e plagëve të marra. Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë. Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”,

thotë Policia e Gjirokastrës në njoftimin e saj paraprak.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com