• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Teoritë konspirative që po shtojnë ankthin mbi pandeminë e koronavirusit/ Mitet që po qarkullojnë

by Java News
21/03/2020 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shpërthimin e COVID-19, po shohim një përhapje të madhe të lajmeve, miteve dhe dezinformatave për të nga burime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë Bashkimit Evropian.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se shpërthimi dhe reagimi ndaj COVID-19 është shoqëruar me një “info-dwmi” masiv, të cilën OBSH e përshkruan si një mbingarkesë informacioni, i saktë ose jo që e bën aq të vështirë sa edhe të besueshëm janë burimet e informacionit dhe udhëzimet e sakta.

Sot, informacioni rreth koronavirusit karakterizohet nga një sasi e jashtëzakonshme njoftimesh nga burime të ndryshme dhe në media të ndryshme.

Qeveritë dhe autoritetet shëndetësore janë duke u përpjekur të japin informacion autoritar në lidhje me COVID-19 dhe platformat e mediave sociale po kërkojnë mënyra efektive për të promovuar këtë informacion, duke hequr njëkohësisht lajme të pabesueshme.

Në të njëjtën kohë, po konstatohet një sasi e madhe dezinformatash që përhapen në internet dhe jashtë tij.

Ndërsa keqinformimi është përhapje e paqëllimshme e informacionit të rremë, fushatat dizinformuese janë prodhim dhe shpërndarje e qëllimshme e lajmeve të rreme, të përhapura për arsye politike ose financiare.

Teoritë konspirative

Ja disa nga mitet që po qarkullojnë aktualisht:

Koronavirusi është një armë biologjike e përdorur nga Kina, SH.B.A., Mbretëria e Bashkuar apo edhe Rusia (me qëllim shkatërrimin e BE-së dhe NATO-s)

Koronavirusi nuk shpërtheu në Whan, Kinë – SH.B.A.-ja po fsheh origjinën e saj të vërtetë, e cila në fakt është në laboratorët amerikanë në SHBA ose në laboratorë e saj në të gjithë botën.

Përhapja është shkaktuar nga emigrantët; ata po përhapin virusin në BE.

Koronavirusi është i lidhur me rrjetin celular 5G, p.sh., Wuhani është përdorur si vend tokë testimi për 5G.

BE nuk ka arritur ta menaxhojë krizën, BE është një katastrofë për Evropën

BE nuk është e gatshme të sigurojë mbështetje urgjente për Shtetet Anwtare, në të kundërt, këto vende duhet të mbështeten në faktorë të jashtëm, p.sh., rasti i Italisë, si Kina, e konsideruar më shpesh si ofruese e një ndihme të tillë.

Kina po vjen për të shpëtuar BE-në, ndërsa Brukseli braktis vendet anëtare të BE-së

Shengeni nuk ekziston më; evropianët janë në karantinë, por emigrantët mund të lëvizin lirshëm.

Koronavirusi është një shaka, nuk ekziston, BE mund të vendosë vaksinime massive.

Shërimi: Ka mjete natyrale për të kuruar virusin, të cilat shpesh kombinohen me teori antivaksionuese.

Teori të ndryshme komploti: parashikime historike në lidhje me pandemitë, që godasin planetin, përpjekjet sekrete nga “shteti brenda shteteve” për të kontrolluar rritjen e popullsisë, pandemi që shkaktohet nga kimikatet ose që të çojnë në Luftën e III Botërore.

Rusia

Koronavirusi është një temë e përditshme në mediat pro-Moskës. Që nga 19 marsi janë evidentuar mbi 110 raste të dezinformimit të lidhura me koronavirusin që lidhen me strategjinë e Kremlinit të përdorimit të dezinformatave për të forcuar përçarjet, nxitjes së mosbesimit e kaosit dhe përkeqësimit të situatave të krizës.

Lindja e Mesme

Në Lindjen e Mesme koronavirusi është përdorur për të nxitur një gjuhë të urrejtjes e për të nxitur konfrontimin mes sunitëve dhe shiitëve në rajon.

Përhapja është përdorur gjithashtu për përhapjen e ndjenjave anti-Iran, duke pretenduar se koronavirusi është një sulm agresiv nga Irani që e ktheu virusin në një mjet politik, ndërkohë që nga Irani pretendohet se virusi mund të jetë një armë biologjike nga SH.B.A.

Kina

Autoritetet kineze kanë përdorur propagandën për të thënë se shteti i tyre ka qenë në gjendje ta kontrollojë situatën më së miri.

Ndërkohë, janë kontrolluar dhe censuruar të gjitha postimet që kritikonin qeverinë kineze.

Është hedhur ideja se SHBA dhe Perëndimi duhet t’i jenë mirëmnjohës Kinës që arriti ta frenojë shpejt shpërndarjen e sëmundjes, ndërsa ata nuk po bëjnë punën si duhet.

Rrjetet sociale

Pavarësisht nga masat e marra nga rrjetet sociale për të penguar përhapjen e lajmeve të rreme, në këto platforma vijon të hidhen reklama false dhe të dëmshme që për shembull përhapin “kode numerike” si kurim për COVID-19, ose që e paraqesin karantinën si një hap të paramenduar për imponimin e sundimit të NATO-s mbi Evropë.

Platformat mediatike sociale kanë vështirësi t’u përmbahen standardeve dhe angazhimeve publike për të parandaluar përhapjen e dezinformimeve të rrezikshme të lidhura me koronavirusin.

Kjo situatë duhet të merret në dorë nga autoritetet shtetërore.

Next Post
Njerëzit mbushin rrugët e tregjet, Basha: E rrezikshme, zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani

“Do ta pësoni keq!”, Rama paralajmëron qytetarët: Ujë e gaz lotsjellës kundër shkelësve të rregullave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com