Policia Kufitare e Vlorës ka arritur të kapë sot 5 persona që tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Itali, nëpërmjet portit të Vlorës.
Mësohet se të pestëve iu ishte ndaluar lëvizja në zonën Shengen.
Policia po ashtu bën me dije se 1 prej të arrestuarve ishte nga Burreli dhe 4 të tjerë nga Vlora.