• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentuan grabitjen e banesës në Kuçovë, babë e bir përleshen me dy hajdutët

by A R
02/05/2016 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tentojnë të vjedhin me armë një banesë arrestohen në flagrancë nga policia dy shtetas.
Më datë 02.05.2016, nga ana e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me forcat e policisë të Komisariatit Kuçovë, u bë arrestim në flagrancë i shtetasve:
1. Ismet Kumria, 50 vjeç, banues në Kuçovë,
2. Artur Polovina, 43 vjeç, banues në Kuçovë.
Si dhe filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
3. A.Sh, 23 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i shtetasve Ismet Kumria dhe Artur Polovina u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin më armë (automatik) banesën e shtetasit F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë.
Në momentin kur autorët kanë hyrë në oborrin e banesës janë konstatuar nga i zoti i shtëpisë shtetasi F.Sh dhe djali i tij shtetasi A.Sh janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas një nga autorët shtetasi Ismet Kumria ka qëlluar me armë, si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy autorëve.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në bansën e shtetasit Artur Polovina u konstatua se në serën në pronësi të tij iu gjetën të kultivuara 207 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa me një lartisi 120-160 cm të larta.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave material:
• 1 armë automatik kallashnikov
• 2 maska, 2 palë dorashka
• 1 varse floriri
• 2 krëhëra me fishek
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhja me armë”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajetje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit Ismet Kumria, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në ngarkim të shtetasit Artur Polovina, për veprën penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” në ngarkim të shtetasit A.Sh, parashikuar nga nenet 140, 22, 25, 88, 88/b, 284 dhe 278 të Kodit Penal./a.m.
Next Post

Të martën dalin përgjigjet për llotarinë amerikane, si kontrollohet nëse jeni fitues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In