Një 40 vjeçar nga Shqipëria, Afrim Xhekaliu, ka dalë sot para gjykatës britanike, pasi u arrestua në flagrancë në vitin 2016, ndërsa kishte tentuar të kalonte 9 shqiptarë të tjerë për në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa doli para trupit gjykues, ai u shpreh se ishte i pafajshëm, ndërsa për paratë që iu sekuestruan gjatë arrestimit, ai u shpreh se mund t’i vërtetonte që ishin të tijat.