• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentativë vrasje dhe skemë mashtrimi, ekstradohen nga Italia e Greqia drejt Tiranës 2 shtetas

by A R
20/03/2025 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shtetas shqiptar, njëri nga Italia dhe tjetri nga Greqia, janë ekstraduar në Shqipëri ditën e sotme.

Përmes një njoftimi të Policisë, bëhet e ditur se shtetasi i ekstraduar nga Athina, është 40-vjeçari Bashkim Koçi, i lindur në Burrel.

Ky shtetas gjatë një konflikti në Burrel me një shtetas tjetër, e ka plagosur rëndë atë, në tentativë për ta vrarë.

Ndërkohë nga Italia është ekstraduar një 53-vjeçar, shtetasi Salvatore Cascino i cili akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare, ku kanë përfituar një shumë prej 20 765 411 lekë.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana-Ekstradohen në Shqipëri, 2 shtetas: njëri i akuzuar për tentativë për vrasje, tjetri për krijimin e një skeme mashtrimi me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.

Interpol Tirana, në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, ka zhvilluar në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, 2 operacione për ekstradimin e 2 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-u ekstradua nga Athina, shtetasi shqiptar B. K., 40 vjeç, lindur në Burrel. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë  dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lagjen “Partizani”, Burrel, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. D., ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë. Nga të shtënat, shtetasi A. D. është dëmtuar rëndë;

-u ekstradua nga Italia, shtetasi italian S. C., 53 vjeç. Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 25.07.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, 1 vit më parë, gjatë operacionit “Filiali”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Skema”, i zhvilluar në Shqipëri, në vitin 2023, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Shtetasi S. C. akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare. Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë.

Next Post
“Voto 5!”, Rama ftesë prindërve: Me një votë për PS fëmijët tuaj marrin pashaportën e BE

“Voto 5!”, Rama ftesë prindërve: Me një votë për PS fëmijët tuaj marrin pashaportën e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

October 23, 2026
Franca “blindon” rrugët këtë fundjavë, mobilizon 70 mijë forca sigurie dhe mbyll muzetë kryesorë

Franca “blindon” rrugët këtë fundjavë, mobilizon 70 mijë forca sigurie dhe mbyll muzetë kryesorë

October 23, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos me thikë tre shokët e klasës! Të dëmtuarit dërgohen në Prizren, ja si paraqitet gjendja e tyre

October 23, 2026
I refuzuan përsëri ftesë për dialog, Rama mesazh me video: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

I refuzuan përsëri ftesë për dialog, Rama mesazh me video: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

October 23, 2026
“Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces!

“Protesta, e ngjyer me krim”- Analisti: Dronët kamikazë drejt Kryeministrisë, kambanë alarmi për shtetin! Shteti s’mund të rrijë peng i…

October 23, 2026
Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

October 23, 2026
Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

October 23, 2026
Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

October 23, 2026
Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In