Një person në rrugën e Tales në Lezhë është tentuar të grabitet. Denoncimin në polici e ka bërë vetë i riu, i cili quhet Erion Preçi, 28 vjet. Ky i fundit ka qenë në makinën e tij, kur disa persona me maska kanë tentuar ta grabisin.
Sipas burimeve policore, 28-vjeçari është përleshur me maskat, të cilët në fund e kanë dhunuar dhe janë larguar në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur pranë një pikë karburanti dhe forcat e policisë kanë nisur hetimet për identifikimin e kapjen e autorëve.