Tentativë grabitje në periferi të kryeqytetit: Nuk arrin të vjedhë një person i armatosur

TIRANË

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme disa kilometra larg nga Tirana. Një person ka hyrë në një banesë i armatosur, por është larguar sapo është pikasur nga të zotët e shtëpisë.

Policia njofton se në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A. ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjesëtarët e familjes.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë, por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjesëtarët e familjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.