• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tentativat ruse për konflikt në Kosovë, zbulohet raporti i SHBA

by A R
13/01/2018 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një dokument për ndërhyrjen ruse në interesat amerikane, ku një pjesë të posaçme të raportit flet edhe për ndërhyrjen në Ballkan.

Dokumenti, i cili pritet të kthehet në një ligj me një kërkesë specifike për Presidentin Donald Trump, thekson se “qeveria ruse ka ndërhyrë prej vitesh për të shkatërruar demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë dhe SHBA.

Ndërhyrja e Kremlinit në demokraci të parazhvilluara dhe në qeveri tranzitore ka qenë e përhershme gjithë këto vite dhe përfshin Serbinë, Malin e Zi, Gjeorgjinë, Bullgarinë dhe Hungarinë”, theksohet në raport.

Senatori demokrat, Benjamin Cardin është relatori i raportit, i cili thekson se ndërhyrja ruse për disa vende të Ballkanit është pjesë e ndërvarësisë energjike.

Senati i SHBA ka arritur përfundimin se Serbia është shembulli i qartë sesi përdoret furnizimi energjitik me naftë dhe gaz për të ruajtur influencën politike.

“Serbia është e varur nga Rusia për gaz natyror dhe kompania shtetërore e gazit, Srbijagas, ka akumuluar një borxh prej 1 miliard dollarësh, gjë që ka sjellë një presion politik nga ana e Rusisë.

Dushan Bajatoviç, drejtori i Srbijagas, është gjithashtu nënkryetar i Partisë Sociliste Serbe, një forcë pro-ruse, që në të kaluarën drejtohej nga Sllobodan Milosheviç dhe tani shef fuqiplotë është numri dy i qeverisë serbe Ivica Daçic.

Rusia po e përdor Bajatoviçin si një garantues për të siguruar ndërtimin e gazsjellësit South Stream në territorin serb.

Por ky projekt është ndryshuar dhe Beogradi ka humbur edhe 30 milion usd të tjera, duke rritur borxhin ndaj Moskës.

Varësia tashmë nuk është ndaj gazit rus, por është kthyer në varësi politike dhe një kushtëzim në të gjitha drejtimet.

Në Serbi, Moska financon të gjithë ato grupime të shoqërisë që kanë simpati ndaj Rusisë dhe mbështet fort fuqizimin e kulturës slave dhe atë ortodokse.

Praktikisht Moska ka krijuar një ideologji të re në vendin që u trondit nga nacionalizmi i verbuar.

Me anë të Sputnik, Rusia po përhap një propagandë që të krijojë terrenin e një ndërhyrje në Ballkan. Në faqet e Sputnik është shkruar se kosovarët po përgatisin trazira dhe në këtë mënyrë krijohen kushte për një konflikt të madh.

Sputnik arrin të shpërndahet në 20 stacione radiosh lokale në vend dhe portale të ndryshme falas, duke ofruar material që janë propagandë e pastër dhe jo informacion”. (tesheshi.com)

Next Post
Mbretëresha Elisabet rrëfehet: Kurora mund të të thyejë qafën

Mbretëresha Elisabet rrëfehet: Kurora mund të të thyejë qafën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I refuzuan përsëri ftesë për dialog, Rama mesazh me video: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

I refuzuan përsëri ftesë për dialog, Rama mesazh me video: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

October 23, 2026
“Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces!

“Protesta, e ngjyer me krim”- Analisti: Dronët kamikazë drejt Kryeministrisë, kambanë alarmi për shtetin! Shteti s’mund të rrijë peng i…

October 23, 2026
Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

October 23, 2026
Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

October 23, 2026
Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

October 23, 2026
Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In