• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tentativat dhe dështimi i Berishës për afrimin e kritikëve të Bashës

by A R
06/03/2018 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë muaj pas humbjes së dytë të Partisë Demokratike, në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, përfaqësuesit e grupit kundërshtar të Lulzim Bashës në PD, kanë paralajmëruar një lëvizje të re politike, duke mos përjashtuar as mundësinë e krijimit të një partie të re politike. Lëvizja është paralajmëruar nga ish-deputeti Astrit Patozi, ndërsa pjesë e saj do të jenë ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ish-ministrat Majlinda Bregu, Genc Ruli, Arben Imami etj., që të gjithë të përjashtuar nga Parlamenti nga Lulzim Basha, me anë të listës së kandidatëve për deputetë.

Përpos humbjes, zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, prodhuan edhe një krisje të madhe në Partinë Demokratike, krisje e cila jo vetëm është pranuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, por ky i fundit identifikoi Bashën si përgjegjës për këtë situatë. Duke vënë në pah gabimet e Bashës, Berisha u angazhua për një pajtim mes dy grupeve të mëdha kundërshtare në Partinë Demokratike. Berisha zhvilloi disa takime me eksponentët e rebeluar, përfshirë Astrit Patozin, Jozefina Topallin etj. Paraprakisht, e ashtuquajtura garda e vjetër e Partisë Demokratike, kishte shpallur disa kushte për të vendosur paqen në PD.

Kushtet u firmosën nga një grup prej 63 nismëtarësh të platformës për ringritjen e PD. Grupi nismëtar kishte formsur 17 kushte kryesore, të cilët kanë qenë objekt diskutimesh mes ish-deputetëve të përjashtuar dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Shqiptarja.com ka mësuar se, kushti që i ka ndarë palët dhe ka dështuar përpjekjet e Berishës për pajtim, kishte të bënte më një kërkesë të grupit nismëtar për kufizimin e mandateve të kryetarit të partisë, deri në dy ose tre mandate si dhe për përcaktimin në statut të dorëheqjes së kryetarit në rast humbjeje.

Kjo kërkesë, nëse do të pranohej nga Berisha, do të çonte në shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Gjithashtu, garda e vjetër e PD kërkoi caktimin e një afati jo vonë se 9 muaj për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në parti. Sipas burimeve, Berisha ka pohuar se të gjitha kërkesat e tjera ishin të negociueshme, por jo kërkesa që çonte në largimin e Bashës.

Kërkesat e tjera
Grupi prej 63 nismëtarësh, ku përfshihen Patozi, Bode, Imami, Bregu etj., kanë kërkuar gjithashtu kufizimin e kompetencave të kryetarit dhe kalimi i tyre në duart e forumeve të larta të partisë, ndalimin dhe përcaktimin e masave për shkeljen e çdo neni të statutit të PD, respektimi u simboleve të PD, respektimin e kontributeve në PD në vite, ftesë e demokratëve të larguar që nga viti ’91 e deri më sot për t’u bashkuar etj. Ata kanë kërkuar gjithashtu ngritjen e një grupi pune, me përfaqësim të balancuar, për analizën e humbjes së zgjedhjeve, duke nisur që nga marrëveshja e 18 majit, hartimi i listave për deputetë, strategjia e fushatës, shkeljet e statutit etj.

Alarmi i Patozit
Ish-deputeti Astrit Patozi shkroi të dielën në rrjetin social Facebook se PD po humbet dita-ditës terren për shkak të drejtimit të gabuar. “Ka një bindje të konsoliduar tek të gjithë që Partia Demokratike po humbet dita ditës terren për shkak te drejtimit te gabuar dhe nuk ka asnjë sinjal pozitiv që ky trend rrënues do të ndalet. Sipas tyre, nuk po bëhet as përpjekja minimale për ta bashkuar partinë, dhe ky është një fenomen, që fillon në Tiranë dhe mbaron në fshatin më të largët të Shqipërisë.

Nga ana tjetër Partia Demokratike gjendet në një krizë të fortë përfaqësimi dhe idesh, e cila shprehet në të gjithë performancën negative të saj, sidomos në vitin e fundit. Në këto rrethana, e vetmja rrugë është aktivizimi i të gjitha kapaciteteve të Partisë Demokratike, në funksion të një reformimi të thellë të saj”, shkruan Patozi. Sipas tij, nuk ka më arsye për të pritur Lulzim Bashën që të zgjohet. “Në të gjitha takimet u theksua nevoja që Lëvizja për Ringritjen e PD nuk ka më asnjë arsye pse të presë “zgjimin” e Lulzim Bashës dhe se demokratët në gjithë vendin duhet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre. Sipas tyre, z. Basha, sa nga dashakeqësia aq edhe nga paaftësia, nuk ka ndërmend të marrë ndonjë hap për ta ndryshuar gjendjen, ndaj është e domosdoshme nisja e një aksioni të ri politik që do t’i kthejë të djathtës shpresën dhe besimin”, shkruan Patozi.

17 kushtet e grupit kundërshtar

1. Caktimin e një afati jo më vonë se 9 muaj për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në parti, ku të përfshihen të gjitha institucionet e saj.
2. Procesi i analizës në parti të drejtohet nga një grup (komision) pune me përfaqësim të balancuar dhe të ketë në qendër të tij sqarimin dhe transparencën për çështjet e mëdha të Partisë Demokratike, që nisin me marrëveshjen e 18 majit, heqjen nga fushata te simboleve të partisë, hartimin e listave për deputetë, strategjinë e fushatës, shkeljet flagrante të statutit si dhe vendimet personale të kryetarit apo të të tjerëve, që ndikuan në humbjen e rëndë të 25 qershorit.
3. Mandati i këtij grupi (komisioni) shkon deri përfundimin e zgjedhjeve. Kompetencë kryesore e këtij forumi të jetë miratimi i një pakete rregullash, që japin garanci të plota për një proces korrekt zgjedhor brenda PD.
4. Krijimin e një komisioni për ndryshimet statutore të balancuar përpilon dhe harton ndryshimet e nevojshme, ku të garantohen parimet e sipërpërmendura.
5. Ngritjen e një komisioni zgjedhor me përfaqësim të barabartë, që të kryesohet nga një përfaqësues i Lëvizjes për Ringritjen e PD, si garanci minimale për zgjedhje të drejta dhe të barabarta. Ruajtjen e këtij përfaqësimi dhe këtij formati në të gjitha komisionet e votimit në nivel dege dhe qarku.
6. Kufizim i mandateve të kryetarit të partisë, deri në dy ose tre mandate.
7. Përcaktimi në statut i dorëheqjes së kryetarit në rast humbjeje.
8. Kufizimi kompetencave të kryetarit dhe kalimi i tyre në duart e forumeve të larta të partisë.
9. Përfaqësimi lartë politik të diktohet me votë nga anëtarësia dhe forumet e PD.
10. Ndalimi dhe përcaktimi i masave për shkeljen e çdo neni të statutit të PD.
11. Mbajtja e përgjegjësive dhe analizë serioze për rezultatin në zgjedhjet e 25 Qershorit.
12. Respektimi u simboleve të PD, flamuri dhe shenjat dalluese.
13. Respektimi për vlerat dhe kontributet në PD në vite.
14. Ftesë e demokratëve të larguar që nga viti ’91 e deri më sot për t’u bashkuar.
15. Riorganizim i Partisë Demokratike, si nevojë e brendshme dhe sociale e Shqipërisë.
16. Dënimi i personave që u shfaqën duke votuar disa herë në zgjedhjet për kreun e PD.
17. Rikthimi i PD në shinat e legjitimitetit të votës së pavjedhur.

Disa pyetje të dhëndrit të Berishës për Bashën
-Pse nuk denoncuam çdo ditë dhe ku është dosja e dhunimeve të procesit zgjedhor? A kemi në PD një ekip që monitoron zgjedhjet?

-Po pse nuk u bë shembull për të gjithë monstra në Maliq që u kap me vizore duke tentuar të nxjerrë fletë-votimin e qytetares për të parë nëse kishte votuar për PS apo ta pushonte nga puna?

-A nuk do ishte më mirë që tua rikujtonim skandalet e qeverisë shqiptarëve?

-Çfarë ndodhi në çadër kur u organizua takimi për mbetjet?

-A ishte kjo fushata e duhur kundër kundërshtarit që nuk kishte mbajtur asnjë nga 41 premtimet e dhëna në 2013?

-Ku pati ndonjë spot TV apo fletëpalosje zyrtare që t’i kërkonte llogari dhe t’i kujtonte shqiptarët për premtimet e pambajtura pra që Edvin Rama është mashtrues?

-A ka nevojë PD për këshillin kombëtar? Nëse po pse ka mbi 3 vjet që nuk mblidhet në kundërshtim me statutin? Nëse jo, eja e shkrijmë si forum.

-A ka nevojë PD për kryesinë? Nëse po pse nuk diskutohen temat e rëndësishme në kryesi?

A ka nevojë PD për departamentet apo jo? A do i respektojmë dhe dëgjojmë apo do i zëvendësoni me personazhe që lëvizin sipas interesave vetjake?

-A është mirë që u hoqën të gjitha postet e punës të drejtuesve të Departamenteve nga selia e PD?

Të përjashtuarit nga lista e kandidatëve për deputetë
Jozefina Topalli
Majlinda Bregu
Eduard Selami
Ridvan Bode
Astrit Patozi
Arben Imami
Keltis Kruja
Enno Bozdo
Asllan Dogjani
Kastriot Islami
Myqerem Tafaj
Bedri Hoxha
Roland Keta
Igli Cara
Kosma Dashi
Bedri Mihaj
Arbiola Halimi
Genc Ruli
Eleina Qirici
Gjergji Papa
Mimoza Hajdarmataj
Albina Deda
Gjovalin Bzhetaj
Irma Kopliku
Liljana Elmazi/Shqiptarja

Next Post
Ultrasët e PSG-së i lanë pa gjumë lojtarët e Realit, i fyejnë gjithë natën

Ultrasët e PSG-së i lanë pa gjumë lojtarët e Realit, i fyejnë gjithë natën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungaria në udhëkryq, si po çmonton Peter Magyar “shtetin joliberal” të Viktor Orbánit

Hungaria në udhëkryq, si po çmonton Peter Magyar “shtetin joliberal” të Viktor Orbánit

April 19, 2026
SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Sekretari amerikan i Energjisë: Ka progres në negociata

SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Sekretari amerikan i Energjisë: Ka progres në negociata

April 19, 2026
Hekurudha dhe rrugët e reja, miratohen shpronësimet për lotin e parë nga Kamza në Kashar, procedura për pronarët

Hekurudha dhe rrugët e reja, miratohen shpronësimet për lotin e parë nga Kamza në Kashar, procedura për pronarët

April 19, 2026
“Babai ka pasur 10 fëmijë?”, vëllezërit ngrenë supet: Nuk e njohim fare atë tjetrin

“Babai ka pasur 10 fëmijë?”, vëllezërit ngrenë supet: Nuk e njohim fare atë tjetrin

April 19, 2026
Tjetër investim në QSUT, Paparizo: Procedurat për fëmijët me sëmundje të vështira do realizohen pa dhimbje dhe pa trauma

Tjetër investim në QSUT, Paparizo: Procedurat për fëmijët me sëmundje të vështira do realizohen pa dhimbje dhe pa trauma

April 19, 2026
Begaj pret Shefin e Shtabit të ushtrisë turke, ri-konfirmohet partneriteti strategjik

Begaj pret Shefin e Shtabit të ushtrisë turke, ri-konfirmohet partneriteti strategjik

April 19, 2026
Blerjet e pronave, nën monitorim! Rregullat e reja të Kadastrës për shit-blerjet mbi 6 milionë lekë

Blerjet e pronave, nën monitorim! Rregullat e reja të Kadastrës për shit-blerjet mbi 6 milionë lekë

April 19, 2026
Masakër në SHBA, një person i armatosur vret 8 fëmijë, detajet e para

Masakër në SHBA, një person i armatosur vret 8 fëmijë, detajet e para

April 19, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Canua i Gjirokastrës dhe “SIDA” e Berishës

April 19, 2026
Lushnja bëhet model për sektorin e vajit të ullirit, Salla: Krijojmë kushte për uljen e kostove

Lushnja bëhet model për sektorin e vajit të ullirit, Salla: Krijojmë kushte për uljen e kostove

April 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In