Kur duhen pak më shumë se një orë nga nisja e derbit të madh të kryeqytetit, në stadiumin “Air Albania“ janë regjistruar incidentet e para. Tifozë të Tiranës që janë grumbulluar në hyrjen që i çon në tribunën e tyre pas porte, kanë lëshuar shishe uji dhe flakadanë kundër policisë.
Arsyet ende nuk janë të qarta, por hamendësohet se gjithçka duhet të ketë lidhje me kërkesën e uniformave blu, që nuk do të lejojnë hyrjen e ultrasve në stadium pa kartat e identitetit. /e.s/