• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionohet protesta e çamëve te MPJ, Bushati takon Idrizin para homologut grek

by Aalison Pearse Stevens
06/06/2016 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e shoqtaës ‘Çamëria’ dhe deputetëve të PDIU para ministrisë së Jashtme është tensionuar. Deputetja Mesila Doda është konfliktuar me një punonjës të policisës ç’ka ka sjellë irritimin e turmës.

Ka qenë Ditmir Bushati ai që i është afruar turmës duke i bërë thirrje për qetësi, ndërsa nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, ka komunikuar me ministrin Bushati. Mësohet se në prag të takimit me homologun grek, Bushati u takua për pak minuta me Idrizin ndërsa nuk dihet çfarë është biseduar.

Ndërkohë, eskorta e ministrit Nikos Kotzias ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndersa ka nisur kështu edhe takimi mes dy homologëve.

***

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka nisur sot në Tiranë një vizitë dyditore. Por ai është pritur me protesta nga shoqata “Çamëria”, para Ministrisë së Jashtme.

Kryetari i Shoqatës, Abaz Hado, tha se “ne e mirëpresim Kotzias, por e vërteta duhet të dalë”.

Para kësaj godine vihet re një prani e shtuar e forcave të policisë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Te pranishem jane edhe deputetet e PDIU, Shpetim Idrizi, Mesila Doda dhe Tahir Muhedini.

Protestuesit kanë bllokuar dy trotuaret e rrugës dhe trotuaret në krah të MPJ dhe në krah të lumit Lana.

“Çamëri nëna jonë na prit”, “Hiqni ligjin e luftës”, janë disa nga pankartat që mbajnë në duar protestuesit.

Një ditë më parë, ka patur edhe një reagim të shoqatës “Çamëria”.

“Ministria e Jashtme Greke vijoi me qëndrimin absurd se çështja çame nuk ekziston. Nesër, në orën 8:30 të mblidhemi përpara Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë me moton “Unë jam shqiptar i Çamërisë, unë ekzistoj”, gjatë takimit mes ministrave të Jashtëm te dy vendeve!”, deklaron shoqata.

Ditën e sotme, ministri grek Kotzias do takojë në Tiranë ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, pas së cilës të dy ministrat do të bëjnë deklarata të përbashkëta për shtyp.

Më pas zyrtari i lartë grek do pritet nga Presidenti i vendit Bujar Nishani, si dhe do të takohet më pas me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Të martën, më 7 qershor, Kotzias do të jetë folësi kryesor në një eveniment të organizuar nga Universiteti i Tiranës për rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit.

Ministri i Jashtëm do të takohet këtë ditë edhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha, si dhe me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri. Ditë më parë mediat paralajmëruan se çështje të nxehta si marrëveshja për detin, ligji i luftës, apo çështja e pazgjedhur e pronave do të jenë në fokusin e kësaj vizite.

“Kathimerini” shkroi se Kotzias do të mbërrijë në Tiranë me një paketë propozimesh për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve si ndarja e Zonës Ekonomike Ekskluzive mes dy vendeve, problemet e pronësisë, si dhe nxjerrja e eshtrave të rreth 11.000 ushtarëve grekë të cilët u vranë gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941 në territorin shqiptar. Sipas gazetës, pjesë e propozimeve do të jetë edhe kërkesa për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

D.i.

Next Post

Supa marokene e Ramazanit, Harira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In