Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë lidhur me mos linjëzimin e Shqipërisë me deklaratën e BE-së sa i takon zhvillimeve dramatike në veri të Kosovës. Kryeministri dha sërish komente për lajmin të cilin Shqiptarja.com e siguroi ekskluzivisht, lidhur me mos dakordësinë e Shqipërisë me një deklaratë të BE-së për Kosovën. Rama thotë se ky mos pajtim për herë të parë pas 10 viteve, nuk ndodh për deklaratën në vetvete por për atë që do duhej ta pasonte këtë deklaratë pas sulmit në veri ku u vra polici hero, Afrim Bunjaku.
“Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të plitikës së jahstme të BE. Ky fakt ka hshkaktuar një përshjellim të kuptueshëm kur ja kemi përcjellë Brukselit. Jemi përpjekur qysh pardje që deklarata të reflektonte edhe zhvillimet dramatike në ditët e fundit. Vrasjen e efektivit dhe shpalljen e zisë kombëtarë të serbëve që shkëmbyen zjarr me policët në veri. Miqtë në Bruksel na thanë se nuk ishte e mundur diçka e tillë, sepse deklarata në fakt që dhanë dje nga unioni pas takimit të dështuar të Vuçiç dhe Kurtit në Bruksel.
Ne thamë se s’kemi ndonjë rezervë me deklaratën në vetvete, por njëkohësisht kemi theksuar domosdoshmërinë, sipas nesh, që ndikimi i kësaj deklarate duhej të bëhej njëkohësisht apo të paktën të pasohej pa humbur kohë, nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme në veri të Kosovës. Na u tha se nuk është e mundur momentalisht dhe se deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë aprovimin 3e vendeve anëtare dhe pritej të linjëzohej edhe Shqipëria. Përgjigja jonë ishte negative dhe nuk u pëlqye. Qëndrimi im nuk ndryshon, jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim. Ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin total që deklarate e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike, kur situata mund të përkeqësohet nga java në javë, dita ditë, apo në orë.”-tha Rama.
VIJON…