• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama shpjegon qëndrimin kundër BE: I kërkuam të dënojë vrasjen e policit! Serbia shpalli ditë zie, çfarë hetimi presin?

by A R
28/09/2023 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, shpjegoi pse Shqipëria nuk u linjëzua me deklaratën e Bashkimit Evropian që i trajtonte njësoj Kosovën dhe Serbinë.

“Për herë të parë, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të Bashkimit Evropian. Ky fakt ka shkaktuar pështjellim kur ia kemi dërguar Brukselit faktin që deklarata duhet të reflektonte edhe zhvillimet dramatike të ditëve të fundit: vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës dhe shpalljen e ditës së zisë në Beograd për të vrarët. Miqtë në Bruksel na shpjeguan se nuk ishte e mundur diçka e tillë, pasi deklarata ishte qëndrimi publik i datës 20 shtator nga Joseph Borrell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit, mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi përgjigjur që nuk kemi rezervë ndaj deklaratës së BE-së, me kërkesat ndaj Serbisë dhe Kosovës, por kemi theksuar domosdoshmërinë, sipas nesh, që publikimi i kësaj deklarate duhej të bëhej njëkohësisht apo të pasohej nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme që përmenda. Na u tha se momentalisht kjo nuk është e mundur dhe se Shqipërisë i kërkohej linjëzimi. Përgjigjja jonë ishte negative dhe qëndrimi ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli. Ne jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se është i shqetësuar për situatën “me rrezikshmëri të lartë në veri”.

“Nuk kam dalë për këtë, por për të shprehur shqetësimin për rrezikshmërinë e lartë në veri të Kosovës. Serbia zgjodhi nderimin për të vrarët nga forcat speciale të Kosovës. Atëherë, çfarë hetimi pret BE? Nga kush? Nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë? Këtë nuk e ka thënë zëdhënësi i BE-së dhe nuk besoj se do ta pranonte hetimin e Kosovës, përderisa edhe Kosova është palë në këtë ngjarje. Ne kërkojmë dënimin pa ekuivok të vrasjes së një efektivi të Policisë së Kosovës nga një grup kriminal dhe dënimin i aktit të nderimit në Serbi të disa kriminelëve, të cilët u shfaqën në Banjskë për të demonstrim force të paligjshme me armë të rënda. Çdo hetim i mundshëm, nuk i ndryshon dot këto fakte sa të thjeshta, aq edhe të mjaftueshme për t’u kundërshtuar si fakte. Udhëheqja e Kosovës i ka kusuret e veta në procesin e dialogut me Serbinë, por asnjë nga ato kusure nuk e relativizon dot peshën e jashtëzakonshme të këtyre zhvillimeve të rënda, të cilat nuk krahasohen me asgjë të keqe të ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë që nga viti 1999”, shtoi Rama.

/a.r

Next Post
DETAJE / Grupi i Laert Haxhiut hodhi në erë me tritol lokalin e Noizy-t pas sherrit me Cllevion

DETAJE / Grupi i Laert Haxhiut hodhi në erë me tritol lokalin e Noizy-t pas sherrit me Cllevion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Do të zgjidhja sërish të njëjtën jetë”/ Gjergj Leka rrëfen përvojën e pazakontë të punës me 2700 vajza

Do të zgjidhja sërish të njëjtën jetë/ Gjergj Leka rrëfen përvojën e pazakontë të punës me 2700 vajza

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com