• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionet në Kosovë, Borrell falenderon Ramën për angazhimin, Kryeministri: Gati të punojmë me BE

by A R
27/06/2023 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit, Kryeministri Edi Rama dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrel kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp.

Borrel e cilësoi Shqipërinë si një komunitet vlerash dhe të sigurt, duke shtuar se ka bërë shumë progress në gjithë sektorët. Ai falenderoi gjithashtu kreun e qeverisë shqiptare për angazhimin e tij për të gjetur një zgjidhje efektive sa i takon situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam parë suportin e qeverisë shqiptare dhe njerzve të Shqipërise dhe gjatë kësaj kohe kemi pasur një dialog transparent dhe të rëndësishëm dhe dihet sa e rëndësishme është Evropa për këtë vend. Shqipëria do të ecë 100% në BE, shoh Shqipërinë një komunitet vlerash dhe të sigurt. Ju gjithmonë mund të vini në BE për të marrë gjithë suportin që ju duhet dhe gjithashtu i gjithë Ballkani Perëndimor ka nevojë të ketë një siguri dhe të vazhdojë më tej në këtë drejtim.

Ne kemi diskutuar për lehtësirat në dialogun Prishtinë-Beograd dhe Edi Rama ka tentuar për një zgjidhje për situatën. Të gjitha palët në Kosovë dhe Serbi duhet të deeskalojnë këtë situatë dhe BE ka bërë propozimin të cilin ata duhet ta pranojnë. Duhet të ketë një zgjidhje të situatës, të dyja palët të jenë dakord. Situata kërkon një ndërhyrje të menjëhershme, faleminderit Edi që je këtu dhe gjtihë mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi”, deklaroi Borrel.

Nga ana tjetër, Rama u tregua mirënjohës për inkurajimin që mori prej përfaqësuesve të BE-së këto dy ditë në Bruksel dhe shpresoi në një zgjidhje sa më të shpejtë për rajonin, e veçanërisht për dialogun Prishtinë-Beograd.

“Fillimisht takimi me Presidentin e Këshillit Evropian e përfaqësues të tjerë, jemi të kënaqur që na inkurajoni dhe thoni fjalë kaq të mira. Në të gjtihë rrugën e reformave do vazhdojmë dhe jemi shumë të vetëdijshëm që jemi gati për hapin e radhës, njëkohësisht ishte shumë e shëndetshme të ndanim opinionet tona për diçka që është shumë e rëndësishme momentalisht dhe ju po punoni shumë, që ka të bëjë me stabilitetin e gjithë rajonit dhe gjithë progresin.

Ne jemi pjesë e rajonit që ka vuajtur shumë në të shkuarën, që nuk mundet të ketë një shikim mbrapa dhe ku ngjarjet nuk janë gjithmonë të ndara nga njëra-tjetra. Ne nuk mund të shikojmë vetëm shtëpinë tonë, pa shqetësime se çfarë po ndodh rreth e rrotull dhe situata nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën e Serbinë, por gjithë rajonin. Faleminderit që ndamë më shumë evidentime ose gjetje që kemi bërë, shpresoj shumë që ideja që një konferencë e nivelit të lartë të jetë e realizueshme që t’i sjellë skuadrat e dy vendeve në BE dhe të mos dalin jashtë pa arritur një zgjidhje të gjithë situatës, që duhet të jetë e pranueshme nga të gjithë. Jam i lumtur që më në fund janë liruar 3 policët dhe është koha për çtensionim sepse është gjithnjë e më urgjente. Shqipëria është e angazhuar të punojë me ju dhe gjithë miqtë tanë, kemi shumë gjëra për të bërë. Kemi procesin e Berlinit, kemi bërë progres dhe nuk mund të lëmë këtë situatë në vend të dytë”, u shpreh Rama.

/a.r

Next Post
Rama nga Brukseli: Më shumë punë në drejtim të stabilitetit të rajonit, i lumtur që policët e Kosovës u liruan

Rama nga Brukseli: Më shumë punë në drejtim të stabilitetit të rajonit, i lumtur që policët e Kosovës u liruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In