• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Brukseli: Më shumë punë në drejtim të stabilitetit të rajonit, i lumtur që policët e Kosovës u liruan

by A R
27/06/2023 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Bruksel, mbajti një deklaratë për mediat me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Ndër të tjera, Rama në fjalën e tij vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë në drejtimit të rrugëtimit të saj evropian, ndërsa garantoi Borrell se do të vijojë punën drejt realizimit të hapit të radhës.

Megjithatë, sipas Ramës, ata nuk mund të përqendrohen vetëm në atë se çfarë po ndodh brenda Shqipërisë, por edhe përreth saj, duke u fokusuar tek çështja e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Është shumë inkurajuese të dëgjosh fjalë të mira për atë se çfarë Shqipëria po bën në drejtim të reformave të marra. Ne po vijojmë punën tonë dhe jam i bindur se ne do të jemi në kohë për hapin e radhës.

Në të njëjtën kohë, ishte shumë mirë të ndanim mendimet tona këtu, për diçka për të cilën po punoni shumë fort që ka të bëjë me stabilitetin e gjithë rajonit, por gjithashtu edhe në drejtim të progresit të rajonit në përgjithësi.

Ne nuk mund të shohim vetëm brenda shtëpisë sonë, apo detyrave tona, pa u shqetësuar për atë se çfarë po ndodh përreth nesh, jo vetëm sa i përket asaj që po ndodh mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe të të gjithë rajonit në përgjithësi.”

Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës së përbashkët me Borrell

Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu edhe te lirimi i tre policëve të Kosovës, të cilët u morën peng nga forcat speciale serbe disa ditë më parë në kufirin me Serbinë.

Ai u shpreh i lumtur për lirimin e tyre, ndërsa deklaroi se duhet të punohet fort në drejtim të mos përsëritjes së situatave dhe ngjarjeve të tilla në rajon.

“Jam shumë i lumtur që tre policët e Kosovës u liruan, por ne duhet të vijojmë të punojmë fort me BE dhe gjithë partnerët tanë për të parandaluar situata të tilla. Kemi shumë punë përpara dhe me Procesin e Berlinit kemi bërë shumë progres.”

Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës së përbashkët me Borrell

/a.r

Next Post
Borrell me Ramën: Situata në veri të Kosovës ka nevojë për ndërhyrje emergjente

Borrell me Ramën: Situata në veri të Kosovës ka nevojë për ndërhyrje emergjente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com