Tensionet/ Kryediplomati turk: Nëse Greqia beson, le të ulet në tryezë

Covusoglu1

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Greqia tregoi qartë se është kundër dialogut për zgjidhjen e tensioneve në Mesdheun Lindor duke kundërshtuar iniciativat e ndërmarra në këtë drejtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu këtë vlerësim e bëri në konferencën e përbashkët për media pas takimit të tij me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kongos, Bashkëpunim dhe Kongolezët Jashtë Vendit.

Kryediplomati turk duke folur në lidhje me stërvitjen e Turqisë në Mesdheun Lindor tha se, “Stërvitja jonë kryhet në kuadër të rregullave të NATO-s”.

Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore mes 6-10 shtator zhvillojnë stërvitjen “Stuhia e Mesdheut”.

Çavuşoğlu gjithashtu tregoi se Greqia duke kundërshtuar iniciativat e fundit për dakordim tregoi qartë se nuk është pro dialogut. “Nëse Greqia i beson vetes, le të ulet në tryezë. Le të tregojë para të gjithëve se është në të drejtë. Edhe ne kemi gjëra për të thënë”, u shpreh ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kishte njoftuar se Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të zhvillojë bisedime teknike për krijimin e mekanizmave për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com