I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Mirosalav Lajçak ka thënë se marrëveshja e marsit në Ohër ishte një moment historik për zbutje e tensioneve mes dy vendeve.
Në një intervistë për gazetën austriake “Kurier”, Lajçak deklaroi se rrugës ka pengesa, duke përmendur kështu edhe zgjedhjet e prillit, zgjedhje këto që u mbajtën në katër komuna me shumicë serbe.
Më tutje, Lakçak tha se aktualisht fokusi i BE-së është tek menaxhimi i krizës e jo tek normalizimi. “Aktualisht fokusi ynë nuk është te normalizimi, por te menaxhimi i krizës”, shtoi më tej i dërguari i posaçëm i BE-së.











