Tensione te ‘Plumbi i artë’/ Avokatët përplasen me prokurorin dhe braktisin seancën, GJKKO vendos të mos jepen të gjitha dëshmitë e të penduarve

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK, që të vendoste në dispozicion të avokatëve dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe të Erion Alibejt vetëm për faktet që janë objekt gjykimi tek dosja “Plumbi i artë”.

Ndërsa rrëzoi kërkesën e avokatëve që të viheshin në dispozicion dëshmitë e plota edhe për ngjarje të tjera. Ky vendim i gjykatës ngjalli reagimin e tre avokatëve Gentian Rumano, që mbron Henrik Hoxhë, Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi, që mbrojnë Altin Ndocin, të cilët kërkuan përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese dhe ndërprerjen e procesit derisa një gjyqtar tjetër të marrë vendimin për kërkesën e tyre.

Me këtë kërkesë nuk u bashkuan të gjithë avokatët, ku një pjesë e tyre kërkuan vijimin e gjykimi, për shkak se në disa seanca me radhë, procesi ka mbetur në vendnumëro. Prokurorja Doloreza Musabelliu i kërkoi trupës gjykuese të vijonte seanca pavarësisht kërkesës për dorëheqje. Seanca pati debate mes prokurorit Behar Dibra e avokatit Gentian Rumano, dhe ky i fundit la sallën e gjyqit në mënyrë demonstrative, duke bërë që seanca të shtyhej.

Në këto kushte, GJKKO shtyu seancën për datën 15 korrik në orën 10:00 dhe pezulloi afatet e paraburgimit për personat e akuzuar. Këtë të enjte pritej të niste dëshmia e bashkëpunëtorit të tretë të drejtësisë në këtë proces, Skerdi Tase.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com