Yjet e Chelsea, Diego Costa dhe Oscar janë përfshirë në një zënkë në stërvitjen e mëngjesit, shkruan Mirror. Sipas Mirror zënka ka qenë shumë e tensionuar, e cila ka ardhur pas ndërhyrjeve të ashpra mes lojtarëve. Është dashur intervenimi i lojtarëve dhe stafit, për t’i qetësuar gjakrat e të dyve, të cilët thuhet se pastaj së bashku e të qetë kanë shkuar në dhomën e zhveshjes. Chelsea është duke e përgatitur për ndeshjen e fundjavës në FA Cup, ku do të përballet me Scunthorpe.