Qendra nr. 24 e votimit në bashkinë e Vorës është shoqëruar nga tensionet për disa momente. Perimetri i qendrës së votimit ishte mbushur me militantë të të dy krahëve, të cilët njëra palë ndalonte të hynte në qendër të votimit, ata persona që sipas tyre supozohet që janë votues fiktiv të regjistruar rishtazi në krahun tjetër.
Është dashur ndërhyrja e deputetit Luan Rama për të shtensionuar situatën, dhe pak më vonë dhe i deputetit demorkat Astrit Patozi.
Atje mbërritën forca të shumta policie, të cilët më pas kanë larguar të gjithë simpatizantët. Tashmë situata është normalizuar.