• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensione e akuza/ 3 orë përballë njëri-tjetrit, përfundon takimi Kurti-Vuçiç, kryeministri akuza për 3 gjenocide. Presidenti serb ankohet: Me shqiptarët nuk flitet

by Java News
19/07/2021 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundon takimi i radhës mes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Për rreth 3 orë të dy janë ulur përballë njëri-tjetrit për të diskutuar lidhur me çështjen e të zhdukurve gjatë luftës. Por edhe pse nuk ka asnjë surprizë, palët as kësaj herë nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të komunikuar.

Mediat serbe pranë presidentit kanë ndarë detaje nga takimit, duke raportuar për tensione dhe akuza për terror e gjenocid. Fillimisht Kurti ka pretenduar se Serbia ka kryer 3 gjenocide (në vite të ndryshme) ndaj Kosovës, tij i pari ishte në vitin 1878, dhe e fundit në 1999. Ndërsa ky i fundit, pretendoi se edhe Kosova nuk është e pafajshme pasi ka ushtruar terror ndaj qytetarëve serbë në jetojnë në territorin e Kosovës. Ai ka ‘hedhur’ në tryezë, foto e dokumenta për të provuar pretendimt e tij.

Pas përfundimit të takimit, presidenti serb foli i pari për mediat, duke e cilësuar si një takim të vështirë, ndërsa shtoi se ishte shumë i shqetësuar për fatin e serbëve në Kosovë.

“Shqiptarët nuk duan të flasin për asgjë. Ata po presin që dikush ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën. Ata nuk duan të flasin për asgjë. Kurti përmend disa gjenocide. Njeriu është kthyer në shekullin e 19-të,“-shtoi ai. Po ashtu ai bëri me dije se mes negociatorët kryesorë duhet që të takohen çdo muaj për të rënë dakord lidhur me temat dhe agjendën që do të negociojnë në muajt në vijim.

Ky është takimi i dytë që ndodh mes palëve në Bruksel me ndërmjetësimin e Joseph Borrel dhe Miroslav Lajcak! Kurti e Vuçiç, u takuan më 15 qershor në Bruksel, po edhe atë ditë nuk arritën në asnjë dakortësim. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, sërish kërkoi që kosova të përmbushë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, temë që u mbështet edhe nga zyrtari i lartë amerikan, Mattheë Palmer. Ndërsa kryeministri Kurti ngul këmbë në qëndrimin e tij kundër, duke u shpehur se Kosova nuk mund të lejojë përsëritjen e skenarit të Bosnje dhe Hercegovinës./m.j

Next Post
Ulësja e tij mbeti bosh/ Nishani shpjegon pse nuk shkoi në Kuvendin e PD: Teatër absurd, u thirr për hallin politik të Bashës

Ulësja e tij mbeti bosh/ Nishani shpjegon pse nuk shkoi në Kuvendin e PD: Teatër absurd, u thirr për hallin politik të Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com