• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ulësja e tij mbeti bosh/ Nishani shpjegon pse nuk shkoi në Kuvendin e PD: Teatër absurd, u thirr për hallin politik të Bashës

by Java News
19/07/2021 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani nuk mori pjesë të shtunën më datë 17 korrik në Kuvendin Kombëtar. Në një intervistë për Faxneës, ai tregoi dhe arsyen pse nuk ishte i pranishëm, duke pranuar se bojkoti i tij ishte i qëllimshëm, me pretendimin se nuk mund të merrte pjesë në një “teatër”.

Pas sqarimit, ai nuk u kursye me akuza ndaj kryedemokratit duke shtuar se Basha e ka kapur partinë, ndaj dhe po mundohet të tregojë forcën te anëtarësia dhe kryesia.

Z.Nishani ju nuk morët pjesë në Kuvendin Kombëtar të shtunën, pse? Cila ishte arsyeja?

Bujar Nishani: Së pari nuk mund të bëhesha pjesë e një teatri absurd. Në PD po ndodhin gjëra të çuditshme dhe të pandodhura më parë në këto 8 vite. Kuvendi ka qenë vendi dhe koha e refklektimeve të rëndësishme, sidomos kur je në opozitë.

Të flasësh për projektet e së ardhmes. Këtë radhë Kuvendi nuk u thirr për hallin e PD, opozitës apo për hallin e shqiptarëve, por vetëm për hallin politik të Lulzim Bashës. Nuk kishte vizion dhe s’mund të bëhesha pjesë e teatrit aty. Ndiej keqardhje për çfarë po kalon PD sot dhe se si po sillet kryetari.

Nuk po merr përgjegjësi politike, sepse ato janë individuale dhe në formë piramide. Kryetari i partisë duhet të merrte përgjegjësitë kryesore. Në rezultate humbëse e ka çuar PD, garë pas gare. Mori rezultat më të dobët se në 2009, imagjinoje.

Ndryshimet statutore nuk ishin emergjente që i shërbenin partisë, por i shërbejnë tregimit të forcës që ka Basha, që ja tregon anëtarësisë dhe kryesisë. Mbledhja në vend që të shkonte drej sensit shkoi drejt antisensit. Në vend që të shkonte drejt logjikës, shkoi drejt absurdit./m.j

Next Post
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e aleatëve të Bashës/ Zbardhet vendimi, ja argumentet përse u hodh poshtë

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e aleatëve të Bashës/ Zbardhet vendimi, ja argumentet përse u hodh poshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com