• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tension në Rripin e Gazës, vriten 5 palestinezë, dhjetëra të plagosur

by Java News
30/03/2018 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur në përleshjet që përfshinë sot Rripin i Gazës në kufi me Izraelin. Tensionet u rritën kur mijëra palestinezë marshuan pranë kufirit në një protestë të madhe. Mes protestuesve kishte qindra gra e fëmijë. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe palestineze numri i të plagosurve llogaritet në 201.

Ushtria izraele njoftoi se “17 mijë palestinezë po protestojnë në pesë zona të ndryshme përgjatë gardhit të sigurisë në Rripin e Gazës.

Sipas ushtrisë izraelite “protestuesit po hedhin goma të djegura, bomba e gurë në gardhin e sigurisë dhe ndaj trupave izraelitë, të cilët po reagojnë duke hapur zjarr ndaj nxitësve kryesorë”.

Përpara fillimit të protestave një fermer palestinez u vra pranë kufirit nga predha e një tanku.

“Çdo ditë ai shkon atje për të mbledhur majdanoz, nga ora 2 deri në 9 të mëngjesit dhe ka punuar atje për gjashtë apo shtatë vjet. Se çfarë ndodhi këtë herë unë nuk e di, Perëndia e bekoftë shpirtin e tij “, thotë Mohammad Samor, vëllai i Amr Samor fermerit të vrarë.

Por ushtria izraelite njoftoi se u qëllua pasi “dy të dyshuar iu afruan gardhit të sigurisë dhe po kryenin veprime të dyshimta.”

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniya mori pjesë në protestë, çfarë besohet të jetë hera e parë pas shumë vitesh që ai shkon aq pranë kufirit.

Organizatorët thanë se protesta gjashtë javore do të vazhdojë deri në inaugurimin e ambasadës së re amerikane në Jeruzalem rreth datës 14 Maj.

Izraeli njoftoi krijimin e një “zonë të mbyllur ushtarake përreth Rripit të Gazës”, duke akuzuar Hamasin se përdor jetën e civilëve “për qëllime terrori”.

Njohja nga presidenti amerikan Donald Trump e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit në dhjetorin e vitit të kaluar, ka shkaktuar zemërimin e palestinezëve të cilët pretendojnë që pjesa lindor e qytetit të shenjtë të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.

a.ç

Next Post
Hakan Sukur, mesazh Kosovës: Mos i dëboni gylenistët në Turqi

Hakan Sukur, mesazh Kosovës: Mos i dëboni gylenistët në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In