• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tension i lartë, takikardi, dehidratim, mbipeshë… çfarë ju bëjnë në të vërtetë pijet energjike

by Java News
16/11/2016 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë i pëlqejnë dhe i përdorin rregullisht pijet energjike. Problemi është se nuk e dimë çfarë pimë, sepse çdo pije energjike me ose pa gaz, në të vërtetë është në përzierje substancash të ndryshme mes aromatizuesish, ngjyruesish, vitaminash, sheqernash, ëmbëlsuesish, por edhe të tjera akoma. Por sado që autoritetet shëndetësore përpiqen të sensibilizojnë njerëzit, e sidomos të rinjtë që të mos i konsumojnë pijet energjike, sepse u bëjnë dëm, vazhdon të mbetet i paqartë fakti se shpesh është e vështirë të interpretosh përfundimet e nxjerra nga studimet e ndryshme se deri në ç’dozë mund të jetë e dëmshme një lloj molekule. Kjo e shpjegon edhe arsyen sesi ndonjëherë i njëjti përbërës shtesë cilësohet i padëmshëm në një vend dhe ndalohet në një vend tjetër. Por cili është përfundimi i gjithë kësaj çështjeje? Natyrisht, çorientimi i konsumatorit që nuk kupton asnjëherë sesi kaq shumë substanca cilësohen si të rrezikshme ose të padëmshme sipas atyre që i studiojnë. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga pijet energjike, atëherë kontrolloni me kujdes përbërjet e tyre dhe zgjidhni mes disa kategori pijesh që preferoni dhe konsumoni më pak.

Ndoshta mund të jetë i vërtetë fakti që të japin fuqi, por “akuzohen” se nxisin tensionin e lartë, takikardi, dehidratim, mbipeshë dhe obezitet, pa përmendur pastaj efektet e dëmshme kur përzihen me alkoolin, gjë që e bën dehjen më të rrezikshme, për shkak se ndërgjegjja humbet ngadalë. Pijet energjike janë protagonistet e mëdha të tregut dhe preferohen shumë nga konsumatorët, nga çdo lloj këndvështrimi.

Në fakt, këto pije nuk përmbajnë elemente të dëmshme nëse konsumohen të vetme, por bëhen shumë të rrezikshme po të përzihen. E keqja është se mania e të rinjve është të pinë pafund dhe shpeshherë i përziejnë ato me pije super alkoolike për të pasur një efekt bombë.

Dihet që përbërësi kryesor i pijeve alkoolike është kafeina: një kanoçe 250 mililitërshe përmban mesatarisht 80 miligramë kafeinë, sa një filxhan kafeje, por disa marka arrijnë deri në 200-300 miligramë, dozë që mund të shkaktojë takikardi, ankth, të dridhura, pagjumësi dhe të krijojë varësi. Përveç kësaj ka pothuajse gjithmonë stimulues të tjerë si guarana (që përmban kafeinë) dhe xhenseni; aminoacidi taurin (rreth një gram në një kanoçe pije energjike), i konsideruar si nxitës kardiak që, kur merret me sasi të mëdha, mund të shkaktojë hipertension; glukuronolaktoni që duhet të nxisë kujtesën dhe përqendrimin; inozitoli, që përmirëson humorin dhe përdorimin e serotoninës; më e rëndësishmja që normalisht asnjë konsumator nuk e di është se në çdo shishe apo kanoçe me pije energjike (dhe jo vetëm) ka rreth 9 kuba sheqeri.

Këto të dhëna janë më se të mjaftueshme që të rinjtë të mos i konsumojnë shpesh pijet energjike. Sa më rrallë aq më mirë!

Në disa vende si Danimarka tregtimi i pijeve energjike në treg të lirë është i ndaluar. Në Norvegji këto pije mund të blihen vetëm në farmaci. Franca i ka lejuar vetëm së fundmi duke u vendosur sipër një etiketë ku shkruhet: “Të konsumohet rrallë, nuk u këshillohet grave shtatzëna dhe fëmijëve”. Britania e Madhe nuk ua rekomandon përdorimin e tyre grave shtatzëna, minorenëve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Kanadaja këshillon se pijet energjike nuk duhen përzierë me alkool, sepse ky është rreziku i më i madh që mund të shkaktohet nga këto pije: sipas disa studimeve, konsumimi i tepruar i alkoolit i kombinuar me këto pijet energjike është i lidhur me rritjen e numrit të të shtruarve në urgjencë, për shkak të aksidenteve automobilistike dhe grindjeve pas humbjes së ndërgjegjes./shqip/a.k

Next Post
“Rruga e portave”, destinacioni i veçantë që ruan gjurmët e traditës shekullore të rehovarëve

“Rruga e portave”, destinacioni i veçantë që ruan gjurmët e traditës shekullore të rehovarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In